Show-Bizz

“Prandaj është urtësuar Besi, ja sekreti”, Xhensila poston foton ‘funny’ të ditës

11:00 - 16.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ata padyshim janë një ndër çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë shumë fansa që i ndjekin dhe i marrin si shembuj në jetë. Që të dy shpesh postojnë foto në rrjetet sociale, nga ku duken tejet të lumtur. Megjithatë si të gjitha çiftet, dhe ata mund të kenë momente jo fort të mira. Këtë na e ka treguar Xhensila përmes një fotoje të postuar në Instagram, nga ku duket duke u stërvitur.




Në dorë mban një shkop, të cilin e godet në një rrotë të madhe. Ajo që na habiti është shkrimi i instruktores, e cila shprehet: “Prandaj është urtësuar Besi, ja sekreti”, -duke etiketuar edhe Bes Kallakun. “Nuk është ashtu si duket…edhe më keq,”-shkruan artistja duke u shfajësuar. E ndërkohë Xhensila ka preferuar ta ripostojë sërish, duke e marrë si një shaka të bukur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.