Kosova

Publikohet fotografia, ky është personi i arrestuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë

18:29 - 16.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës arrestoi në orët e para të mëngjesit të sotëm një person të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.




Si i dyshuar për krimin mësohet se është arrestuar një zyrtar i lartë i policisë së Kosovës, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Bëhet fjalë për pjesëtarin e njësisë speciale të policisë, Rade Basara, personi që shikoni në fotografinë më poshtë.

Ai akuzohet se ka fshehur provat lidhur me vrasjen e Ivanoviç. Operacioni policor nisi rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm dhe gjatë tij u angazhuan rreth 100 efektivë të policisë.

Krahas Basara, flitet edhe për një person tjetër të arrestuar. Oliver Ivanoviç, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, u vra më 16 janar të vitit 2018.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.