AKTUALITET

I tha në sy para se ta vriste: Pse ma bën ti këtë? Del fotoja e Dritanit dhe Bledarit duke treguar armët

22:27 - 16.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Njëri viktimë dhe tjetri autor i ngjarjes së rëndë që tronditi një Shqipëri të tërë. Bëhet fjalë për Dritan Haxhollin dhe Bledar Toçin, të cilët sipas një fotoje të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, para se të ndodhte vrasja, kanë patur njohje dhe pozonin së bashke duke treguar armët.




Haxholli automatikun e tij dhe Toçi, efektivi i drejtorisë së burgjeve, armën e tij të shërbimit, me të cilën i dha fund jetës së atij me të cilin shoqërohej.

Nuk dihet sa të ngushta i kishin marrëdhëniet viktima dhe autori, por me siguri mund të thuhet se ata shoqëroheshin herë pas herë gjykuar edhe nga fakti se qarkullojnë foto të të dyve.

Viktima Dritan Haxholli përveç se ishte person në kërkim nga policia e Kavajës, por kjo nuk e pengonte të endej i lirë në qytet.

Sipas disa qytetarëve, në qytetin ku ndodhi ngjarja Haxholli kishte marrëdhënie të mira me policët e Kavajës, saqë këta të fundit nga frika detyroheshin t’i bënin xhiro me furgonin e policisë.

MARSIDA QATJA NEN HETIM PER DROGE

Prokuroria e Kavajës më në fund ka marrë nën hetim Marsida Qatjan, 30-vjeçarja në banesën e së cilës në datë 9 tetor pas shkëmbimit të armëve të zjarrit mbeti i vrarë 41vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos Drejtori i sigurisë së Burgut të Durrësit 36-vjeçari Bledar Toçi.

Sipas burimeve nga prokuroria, Qatja do të hetohet për akuzën e përdorimit të substancave narkotike. Vetë Qatja është shprehur gjatë rimarrjes në pyetje për herë të dytë nga prokurorët e çështjes se ka përdorur kokainë së bashku me dy persona të tjerë në banesë.

Deklarata e dytë e Marsida Qatjas përpara prokurorëve se ajo ka konsumuar substanca narkotike mbrëmjen e 9 tetorit, u hodh poshtë nga vetë ajo një ditë më parë në një tjetër dalje për mediat, këtë herë duke u mbështetur edhe në rezultatet e testit të kryer për përdorimin ose jo të substancave të ndaluara.

Por, News 24 mëson se kanë qenë pikërisht rezultatet negative të testit ato që kanë nxitur Prokurorinë e Kavajës të nisë një hetim në mungesë për Qatjan, pasi ajo nuk është person i ndaluar apo arrestuar.

Sipas të njëjta burimeve, mësohet se masa e sigurisë për Qatjan pritet të jepet ditën e nesërme. Ngjarja e rëndë me një viktimë dhe një të plagosur tronditi opinionin publik në Shqipëri, ndërsa e gjithë skena hor-horr ndodhi në prani të një fëmije vetëm 2 vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.