Aktualitet

Video/ Veshur sportiv dhe rrethuar me armë, ja mometi i arrestimit të Tesi Bashos në Selenicë

13:55 - 16.10.19 gsh

Tesi Basho është arrestuar ditën e sotme në Selenicë. I dënuari me burg përjetë në Itali ka mundur të arrestohet ditën e sotme në një superaksion të policisë. Ashtu si shihet edhe nga video, Basho është shoqëruar me forca të shumta policie. Në aksionin e organizuar për kapjen e tij, ai ka tentuar ti shpëtojë policisë, por nuk ia ka dal.



Në pamjet shihet se është kapur një asenal armësh, drogë dhe para. Basho ishte dënuar nga Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”. Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *