BOTA

Brexit, operacionet turke në Siri, hapja e negociatave/ Ja çfarë do të diskutohet në samitin e BE në Bruksel

10:29 - 17.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Samiti i Bashkimit Europian në Bruksel pritet të diskutojë tema të nxehta, të cilat janë trajtuar dhe ndjekur me vëmendje të veçantë nga të gjitha vendet.




Në axhendën dy ditore, sot dhe nesër, ky samit pritet të kalojë në “lupë” përpjekjet e Britanisë së Madhe dhe dilemat e saj për të zgjedhur largimin apo jo nga Bashkimi Europian, operacionet ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë si dhe tema e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mediat angleze shkruajnë se në takimin e krerëve të vendeve  të BE-së nuk do të prezantohen dokumente ligjore për Brexit”, edhe pse negociatorët britanikë dhe evropianë kanë arritur në një marrëveshje për largim. Një marrëveshje e tillë mes palëve duhet të miratohet nga legjislatura e bllokut europian dhe nga Mbretëria e Bashkuar. Bashkimi Europian pritet që nuk do të qëndrojë duarkryq përballë veprimeve ushtarake të Turqisë mbi rajon verilindor të Sirisë, ndërsa në hapat e parë BE-ja ka ndërmarrë një veprim për të bllokuar dërgimin e armëve në Turqi.

Ekspertët thonë se nëse Britania largohet nga BE-ja, Brukseli do të përballet me rreth 15.4 miliardë dollarë më pak secilin vit. Samiti i Brukselit do të flasë përfundimisht edhe për përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut  për hapjen e negociatave, edhe pse shpresat duket shumë të pakta.  Në takimin e djeshëm me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Francës tha se para se këto dy vende të hapin procesin e bisedimeve duhet të vijojnë me plotësimin e reformave të kërkuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.