AKTUALITET

Grabitën Casemiro, Isco, Zidane, Morata, arrestohen 4 skifterët në Spanjë, mes tyre një shqiptar

10:25 - 17.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia spanjolle ka goditur një bandë hajdutësh, duke arrestuar katër presona, mes të cilëve edhe një shqiptar. Mediet spanjolle raportojnë se anëtarët e kësaj bande kishin si shënjestër banesat e futbollistëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid.




Shqiptari i arrestuar është identifikuar si M. Z. dhe është arrestuar për vjedhje me dhunë në shtëpinë e Jose Luis Morena, ngjarje e ndodhur në vitin 2007. Operacioni policor është zhvilluar mes qyteteve të Madridit dhe Tolendo, ku janë arrestuar disa prej anëtarëve të kësaj bande, që ishte kthyer në makthin e futbollistëve.

Mes sendeve të vjedhura, policia ka arritur të gjejë edhe medaljen e garës së Champions of Thomas Partey. Disa prej lojtarëve, banesat e të cilëve janë plaçkitur, janë Casemiro, Isco, Zidane, Morata, etj. Kryesisht, shtëpitë e tyre janë grabitur, ditët kur futbollistët kanë pasur ndeshje të rëndësishme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.