AKTUALITET

Lëvizje të dyshimta kur pa policinë/ Kush është 38-vjeçari që u kap me drogë, armë dhe para tek Liqeni

10:49 - 17.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është kapur duke lëvizur me mjetin e tij me armë zjarri, kokainë, fishekë luftarakë, armë të ftohta, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.




Në pranga ka rënë shtetasi B. H., i cili është vënë në ndjekje nga policia në zonën e Liqenit të Thatë, pas lëvizjeve të tij të dyshimta. ndërkohë, gjatë kontrollit në mjetin e tij i janë gjetur, përveç armëve e municioneve, edhe mbi 27 milionë lekë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Liqeni”

Operacioni nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Në pranga një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

Sekuestrohen armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, Forca e Posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.

Shërbimet e Policisë “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruannë automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;

– një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje;

– 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;

– 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;

– një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;

– disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.