BOTA

Londinezët rrahin fansat e Greta Thunberg këtë mëngjes, u bllokuan metrotë në orën që ata shkonin në punë 

11:19 - 17.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka pasur përplasje në mëngjesin e sotëm në metrotë e Londrës, ku aktivistë të mbrojtjes së klimës u ngjitën mbi metro dhe hapnin banderola dhe protestonin për klimën.




Por protesta e tyre po ndodhte në pikun e orarit të udhëtimit, ku secili prej londinezëve udhëton nëpër punëra.

Ndaj këta të fundit, pasagjerët, nuk kanë duruar, kanë hypur nëpër metro, dhe kanë hedhur poshtë protestuesit e aktvistët e mbrojtjes së klimes, duke u kërkuar atyre të gjejnë një tjetër mënyrë proteste.

Kjo lloj proteste u dënua edhe nga kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan në një deklaratë.

“E dënoj fuqimishjt protestën që targetoi metrotë e Londrës këtë mengjes. Ky aksion illegal është ekstremisht i rrezikshëm, jo produktiv dhe shkakton shqetësime te londinezët që përdorin transportin public për të shkuar në punë” tha kryebashkiaku.

“Ky veprim u bë për të pasur një ndërprerje ekonomike në kryeqytet si pjesë e një fushate që kemi për të bindur qeverinë për të marrë aksione të dobishme për klimën dhe emergjencën ekologjike” thanë në një deklaratë protestuesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.