BLUETOOTH

Reperja largohet papritur nga muzika, zbuloni të vërtetën e lajmit që bëri bujë në media

18:00 - 17.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka tashmë disa ditë që në media qarkullon një lajm për distancimin e menjëhershëm dhe të paparashikuar të reperes Rina Balaj nga muzika. Ajo u zhduk papritmas pa gjurmë nga rrjetet sociale duke u mjaftuar me një postim të motrës së saj, e cila lajmëroi se Rina nuk do të jetë aktive për një periudhë të pacaktuar për arsye personale. Por si qëndron e vërteta? Prive.al shkruan se bëhet fjalë për mospajtime me menaxherin e saj. Rina me sa duket, i është bashkëngjitur listës së gjatë të artistëve që kanë dalë vitin e fundit nga On Records, shtëpia diskografike ku mori famën. Këngëtarja thuhet se ka mbyllur këtë kapitull me mospajtime të theksuara që e kanë bërë të fshijë edhe llogarinë e saj në Instagram.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.