DOSSIER

19 tetor, jubile botëror i Lumturimit të Nënë Terezës/ “Zoti na ka krijuar për gjëra të mëdha, për të dashur dhe dhuruar dashuri”

11:48 - 18.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ferdinand Samarxhi – Mjeshtër i Madh




Popujt, kombet, në rrugëtimin e tyre historik, lënë gjurmë. Skalitin ngjarje, beteja, figura të mëdha, perandorë, mbretër, komandantë legjion-arë, emra. Skalitin lavdi, që brezat, edhe pse ko-hët kërkojnë t’i largojë e t’i venitin, më të lavdishme bëhen, më madhështore para his-torisë, shkëlqejnë më shumë në horizont. Pan-teoni me konturet e tij gjithnjë e më shumë rritet për kohën për brezat për rrugëtimin. Shqiponja jonë deodoniane, simbol i gjenezës së kombit tonë, më i lashti se kombet e tjerë me kahet e saj, fluturoi lart, çau nëpër shekuj majë malesh e kreshmash vigane gjithmonë. Kurrë nuk u ndal në fluturimin e saj, edhe pse historia e pa të vogël, por kurrë të pamposhtur; të përgjakur, por kurrë të përgjunjur; të varfër, por gjithnjë popull vizio-nar për paqe dhe miqësi. Shqiponja që gjendet në flamurin tuaj me krahët e saj me vizion, siç tha Ati i Shenjtë Papa Françesku në vizitën e tij në Shqipëri, më 21 shtator 2014, shkoi lart e më lart me besimin te Hyu, i cili kurrë nuk zhgënjeu, por ngjalli shpresë në flamurin e saj. Ky udhëtim në këtë jubile i historisë së panteonit kujton gjen-ezën tonë, historinë inkandeshente, që rrezatoi ndriçim në kohë në gjithë galidhenë e madhe të kombeve. Jubileu i këtij viti zgjon para gjithë botës këtë ndriçim.

Kur vende dhe popuj përreth jetonin në fise dhe ende nuk kishin identitet, Vatikani dëgjonte Omelitë e bukura të shtatë Papëve të gjenezës sonë: Papa Shën Eleuteri (171:185, prej një Niko-polit të Epirit, që renditet i 14-ti në listën e Pa-pëve; Shën Urbanit të Parë 222-230 prej Ilirie, që renditet i 18-ti në listën e Papëve; Shën Kai Papë 283-296 prej Salone, Dalmaci; Papa Gjoni IV Dal-mat 640-642; Papa Pali IV Karafa 1555-1559, që renditet i 45-ti në listën e Papëve). Gjatë kohës dhe nën drejtimin e tij botohet libri i parë në gjuhën shqipe “Meshari” i Gjon Buzukut. Papa Sisti V Pereti, 1585-1590, familja e tij emigroi nga Kotori që renditet i 229-ti në listë. Papa Klementi XI Albani, 1700-1721, që renditet i 245-ti. Me ur-dhër të tij u mbajt Kuvendi i Arbrit, më 10 korrik të vitit 1703, ku u mor vendimi për hapjen e sh-kollës së parë shqipe. Nga ky vend shqiponjash do të lindë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që mbrojti civilizimin europian përtej Adriatikut nga sulmet e hordhive osmane që Papati e nderoi dhe vlerësoi, duke e quajtur pararendës të historisë, atlet i Krishtit.

…26 gusht 1910. Në rrugën “Kiçina” Nr. 13, në vilajetin shqiptar të Shkupit të pushtuar prej Per-andorisë Osmane të këtyre trojeve të përvuajtu-ra, do të lindte shqiponja që do të pushtonte tash-më me krahët e saj jo vetëm gjenezën e kombit tonë, por gjithë galidhenë e madhe të kombeve.

“…E ndieja thellë në zemrën time se Zoti më thërriste. Nuk e di përse dua t’i përkas Atij. Me çdo çmim të kryej vullnetin e Tij”.

Tri ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zem-rës së Krishtit nga famullitari i atëhershëm, pa triot Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Bernaj) nga Novo Sella e Gjakovës.

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu kreu edhe gjimna-zin, por në gjuhën serbo-kroate. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

“…Kemi zemër për të dashur duar për të shër-byer…”, u shkruante Nënë Tereza motrave të Loretos. Në 10 shtator, duke udhëtuar për në Dar-jeeling, një qytet i ndodhur nën Himalaje, në tren, Nënë Tereza kishte dëgjuar zërin hyjnor. “Ishte kjo thirrja për t’iu përkushtuar tërësisht Zotit më tërë jetën time të varfërve”.

“…Nuk kisha as më të voglin dyshim se Zoti më thërriste qartas se kjo do të ishte vepra e Tij.

…Eja, eja, më bart në kasollet e të varfërve. Eja dhe bëhu Drita ime! Dua të bëhem Maria dhe Marta. Thirrja është të dashurosh dhe të vuash. Të shëlbosh shpirtrat dhe me këtë do të plotë-sosh dëshirën e zemrës tënde. Dashuria për shpir-tra kishte hyrë në brendinë e thellë të zemrës sime. Gjatë 18 vjetëve jam munduar të jetoj sipas dëshirave të Hyut. Ndizem nga dashuria për ta dashur si askush deri më sot”.

“… Kam ardhur në Indi vetëm me shpresë që të shpëtoj shumë shpirtra dhe të fitoj kurorën e martirizimit. Apostulimi që kam dhe ndjej më ka ndihmuar shumë që thirrja të hyjë thellë në ndërgjegjen time”, ravizonte Nënë Tereza.

Vegimi i saj tashmë ishte i qartë. Thirrja e ftonte drejt popullit me fytyra të dhembshura, të varfër, të braktisur, që ishin mbuluar me errësirë klith-nin: “Eja, eja, na shpëto, na sill te Jezusi”. Vegimi i dytë që kish pushtuar Nënë Terezën ishte ftesa që i kish bërë vetë Maria e Virgjër: “Drejtoji te Jezusi, mbart Jesuzin tek ata”.

Sot kam marrë një mësim të mirë që varfëria për të varfrit shpesh është tejet e rëndë. Kam ecur gjithnjë, derisa nuk kam pasur dhembje në duar dhe në këmbë. Kam menduar se dhe atyre duhet t’i dhëmbë trupi, derisa kërkojnë ndihmë, ush-qim, shtëpi.

Në thirrjen e brendshme, Nënë Tereza kish kuptuar se… “Zoti na ka krijuar për gjëra të mëdha për të dashur dhe për të dhuruar dashuri. Të pra-nojmë njerëzit jo në shpellën e ftohtë të grazhdit të zemrës tonë, por në një zemër plot dashuri dhe përvujtëri një zemër të dashurisë së nxehtë”.

Grazhdi i Betlehemit ishte grazhdi që Nënë Tereza thoshte: “Kuptojmë si na do duke vuajtur, kur meditojmë për kryqin, kuptojmë si na ka dashur. Ne të gjithë duhet të bartim gëzimin e dashurisë. Çdo njeri që vuan, është dashuri e Zotit ndaj të gjithëve”.

Thirrja dhe dashuria për Zotin e kishte bërë Nënë Terezën që ajo t’u drejtohej pikërisht atyre, që i kishte shkelur jeta, varfëria, sëmundja, gër-bula.

“… Dua të bëhem shenjtëreshë për të shuar etjen e Jezusit për dashuri ndaj shpirtrave. Dua të mbledh rreth vetes shpirtra të tjerë që të bënin të njëjtën gjë për t’u shërbyer të varfërve ndër më të varfër, më të braktisur më të përbuzurit. Miliona të tillë jetojnë nëpër qytete dhe fshatra të Indisë, duke mos e njohur Zotin në mëkate të tmerrshme. Do t’ua afrojmë Krishtit dhe Krishtin atyre”.

 

Më 17 gusht 1948, veshi sarin e bardhë të rre-thuar me dy shirita bojëqielli. Filloi jetën e re si misionare e dashurisë. Kur arriti në Patna për të mësuar sadopak shërbimin ndaj të sëmurëve në

një fletore të shënimeve shkroi: “O Jezus, dashu-ria e vetme e zemrës sime, dua të vuaj atë që vuaj dhe çdo gjë që ti do të lejosh të vuajë nga dashu-ria e pastër ndaj teje e jo për merita që do të mund të fitoja apo dhurata që me ke premtuar, por vetëm për të të kënaqur ty, për të lëvduar ty, për të bekuar ty si në gëzim, ashtu edhe në pikëllim”.

O Zoti im, thoshte Nënë Tereza, me zgjedhjen time të lirë nga dashuria për ty, dua të mbes e ta bëj vullnetin Tënd të shenjtë për ty. Nënë e Tere-za thoshte: “Nëse lutemi, do besojmë! Nëse be-sojmë, do dashurojmë! Nëse dashurojmë, do shër-bejmë!”.

NËNË TEREZA SFIDOI EGËRSINË NJERËZORE, BARBARINË E SHEKULLIT

Nënë Tereza sfidoi shekullin e luftërave, shek-ullin e barbarisë, shekullin e egërsisë njerëzore. Kohën e shthurjes së mendimit njerëzor, largim nga Zoti dhe dashuria e Tij.

Ajo udhëhoqi dhe mbushi me optimizëm, se jeta nuk mposhtet nga vuajtjet, pabarazitë, nga sëmundjet e shekullit, me të cilat jetoi. Vetëm dashuria mes njerëzve do ta bëjë botën më të mirë e njerëzit më të mbarë. Dashuri është ajo që do të udhëheqë këdo dhe kudo. Nuk është e rëndësishme çka bëjmë, por sa dashuri i kush-tojmë. Me këtë devotshmëri, veneracion, Nënë Tereza u gjendej njerëzve të pafat të kësaj bote: “Mundohuni të mos ua vrisni njerëzve edhe atë pak buzëqeshje. Varfëria nuk është krijuar nga Zoti. Varfërinë e kemi prodhuar vetë ju dhe unë me egoizmin tonë. Varfërinë mund ta gjeni dhe shihni kudo në botë, në Kalkutë, mund ta prekni kudo. Vetëm duan sy për ta parë thoshte Nënë Tereza. “Kudo në botë gjenden njerëz të varfër, që nuk i do kush, që nuk i ndihmon kush, që janë braktisur dhe harruar nga shumëkush”. Kjo, thoshte Nënë Tereza, është varfëria më e madhe, më e tmerrshme, më e skajshme. Jam e bindur, shprehej ajo, se tortura më e madhe është brak-tisja. Vetëm në Parajsë do të kuptojmë se sa borxh u kemi ne të varfërve, të përvuajturve, skanorëve, sepse ata na kanë ndihmuar të duam Zotin më shumë dhe duke dashur Zotin më shumë, do të bindeni që edhe vdekja është kthim në shtëpinë e Zotit.

Nënë Tereza sfidoi jetën kur jeta ishte në pam-undësi të ekzistencës së saj. Ajo u kujdes për 750 mijë fëmijë në 60 shkolla, mjekoi 960 mijë të sëmurë. Trajtoi e vetme 47 mijë viktima lebrose, u kujdes për 3400 pleq, birësoi 160 fëmijë ilegjit-imë, ndërtoi 610 shtëpi, misionare me 4 mijë motra në 123 vende të botës.

Thellësia e thirrjes në dhembje kish legjit-imuar Nënë Terezën për të gjithë, për të bërë  diçka për të varfrit, për të përvuajturit, për të lënët mënjanë të kësaj bote, për të pashpresët, për të sëmurët…

“… Çfarë bën ti Nënë Tereza,-i tha gazetari amerikan,- nuk do ta bëja për 1 milion dollar!”, “Me të vërtetë,-i’u përgjigj ajo,-nuk do ta bëja kurrë për miliona dollarë.”

Nënë Tereza u ngrit si kolose e madhe e men-dimit e dashurisë mbinjerëzore e bamirësisë. Apostule misionare e Zotit iu drejtua dhe u foli të gjithë njerëzve, popujve, kombeve, në gjuhën e tyre. Ajo formuloi me pak germa të vetmen fjalë, “Dashuri”, simfoni të jetës.

Në më pak se dy vjet pas vdekjes së saj, më 5 shtator 1997, për shkak të përhapjes së famës së nënës së dhembshur të të gjithë botës, nënës së paqes dhe dashurisë universale, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e kanonizimit të Saj. Në 20 dhjetor 2002, miratoi dekretin mbi virtytet dhe  mrekullitë e bëra. Në vitin 2003 u bënë ritualet e beatifikimit, si fazë e dytë që i paraprinë shen-jtërimit. Më 19 tetor 2003, Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II, e shpalli të Lume misionaren e mad-he botërore me origjinë shqiptare, Gonxhe Anje-za Bojaxhiun, e njohur në botë si Nënë Tereza, në sheshin e Vatikanit, mes 400 mijë pelegrinëve të ardhur nga e gjithë bota.

PËRVUAJTJET – MËSHIRIMI I ZOTIT …

Nënë Tereza u largua në 26 shtator të 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundi-misht me familjen dhe vetëm pas më shumë se 30 vitesh do të takohej me të vëllamë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age shkuan në at-dhe në Shqipëri qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza këtë gjë do ta merrte vesh vonë, Alipasi censura ishte e tillë që nga frika e ndësh-kimit të diktaturës së egër nuk e lejonte besimin. Në vitin 1959, Nënë Tereza e vëllai i saj Lazër u takuan në Romë, që të dy tepër të brengosur, pasi kishin pa parë nënën e motrën e tyre. Në fillim të viteve ’70, kur Nënë Tereza mësoi për gjendjen shëndetësore të nënës së saj.

Edhe pse shumë letra iu drejtuan Enver Hox-hës nga personalitete të mëdha si ish-gruaja e parë e SHBA, Zhaklin Kenedi, Presidenti De Gol etj. përsëri ajo nuk mund të shihte loken e saj dhe një ditë të keqe do t’i drejtohej motrës se saj: “Nuk mund të bëj gjë tjetër, vetëm të lutem për ju”. Në 4 korrik të vitit 1972, vëllai i saj, Lazeri, do t’i çonte Nënë Terezës lajmin e kobshëm se nëna e tyre vdiq me dhimbje në zemër që nuk arriti të shihte birin në Itali dhe bijën, nNënë Terezën. Dhe motra e saj, Agia, do të vdiste një vit pas nënës së saj.

PËR 60 VJET KAM VIZITUAR GJITHË BOTËN, POR VENDIN TIM, ENDE  S’E KAM PARË…

Në vitin 1989, pasi i kishte dërguar tri letra Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë, iu drejtua Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alisë, duke i thënë: “Për 60 vjet kam viz-ituar shumë vende jashtë atdheut tim, por ven-din tim, Shqipërinë, ende s’e kam vizituar, ende s’e kam parë”. U desh të vinte viti 1989 kur Euro-pa po përjetonte valët e fuqishme të demokra-cisë që të kujtohej qeveria shqiptare t’i jepte një pasaportë diplomatike bijës së popullit të vet.

NË VITIN 1991 HAP NË TIRANË MISIONIN E SAJ TË BAMIRËSISË…

Në vitin 1991, Nënë Tereza kthehet për herë të parë në vendlindjen e saj në Shqipëri dhe hapi shtëpinë e motrave misionare të bamirësisë në Tiranë.

 

 – Papa Gjon Pali II: Nënë Tereza, gruaja që i dha formë historisë së këtij shekulli

– Bill Klinton: Nënë Tereza ishte e para që më bëri të dua kombin shqiptar

“Nënë Tereza vuajti siç vuajti Shën Maria para kryqit, kur Jezusi vuante”

– Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani: “Nga tradita e kësaj kishe, e këtij vendi, doli modeli madhështor i besimit, sakrificës, dashurisë dhe humanizmit që modifikoi fytyrën e një shekulli të  mbarsur me luftëra. Ajoështë bija e madhe e kombit të vogël, Lumja Nënë Terezë. Ne jemi populli i Nënë Terezës.

– Lumturimi, përjetim dhe lavdi e kombit tonë

 – “T’i pranojmë njerëzit jo në shpellën e ftohtë të grazhdit të zemrës sonë”

 

NËNË TEREZA HAP KRYEGJYSHATËN BOTËRORE BEKTASHIANE

Në provoninë hyjnore, Nënë Tereza shfaqi dashurinë jo vetëm për të varfrit, por me marti-rizimin e saj do të luftonte në atë kohë me push-tetin komunist, do t’i drejtohej personalisht Ram-iz Alisë dhe do t’i kërkonte atij që Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës t’i lirohej dhe dorëzohej vëllezërve të saj bektashianë. 22 marsi 1991 ësh-të një ditë ku spikat dashuria e veçantë e Nënë Terezës për të gjithë besimet si bijtë e Adamit dhe Evës.

Duke përshëndetur në këtë ditë të shenjtë të hapjes së selisë, Nënë Tereza do ta quante Kryegjyshin Botëror, Dede Reshat Bardhin, të përvojtur Apostul të vërtetë të besimit Dishep-ull të dashurisë dhe provonisë hyjnorë të Zotit.

Shqiptarët kudo po përjetojnë jubileun me një legjitimitet si bijë të kombit të tyre, si nënë simbol të dashurisë së gjithë botës.

NËNË TEREZA VUAJTI SIÇ VUAJTI SHËN MARIA PARA KRYQIT…

Nënë Tereza u mundua dhe sfidoi edhe jetën e saj, ashtu si etja e Krishtit në kryq, të mbushte etjen e Hyut me etjen e dashurisë për njerëzit. Nënë Tereza vuajti siç vuajti Shën Maria para Kryqit. Kur Jezusi vuante vuajti për ata që vua-nin, duke thirrur: “Eja, eja, na shpëto! Kur dhim-bjet dhe nata bëhet tepër e erret dhe unë martir-izohem për ata që nuk kanë shpresë, më duket se do shkoj në ferr dhe do t’i ofroj veten time Jezusit. Tash nga vetja gëzohem që hareshëm e kam mbajt Kryqin tim me Jezusin. Kishte shumë vuajtje, kishte çaste që kryqëzimi i kryqit për mua ishte falënderim i Zotit. Vuajtja është e madhe, por më e madhe është dashuria… vuajt-ja vetvetiu nuk është asgjë, por si pjesëmarrje në vuajtjet e Krishtit, është një dhuratë. Njerëzit që vuajnë, janë për ne Jezu Krishti, janë dashuri. Sot, bota është kalvar i hapur dhe ne s’mund të shkojmë te Jezu Krishti pa përqafuar kryqin e tij. Mundimi për ne është shenja se edhe ne i jemi afruar Jezusit në kryq. Kjo është pavdekë-sia, që nuk mbaron të premten e madhe, por me ringjalljen e tij. Dhe ne, në sajë të dashurisë, do të ringjallim botën dhe do ta shpëtojmë atë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.