AKTUALITET

Armë dhe municione në makinë/ Gjykata liron vëllain e Alketa Vejsiut

09:51 - 18.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Endrit Vejsiu, vëllai i moderatores së njohur Alketa Vejsiu është lënë i lirë ditën e sotme nga Gjykata e Lezhës e cila kërkoi lirimin e menjëhershëm. Vejsiu kishteakuzën e “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Sipas prokurorisë ai ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikoknte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë.




Vetë i pandehuri Vejsiu ka deklaruar në prokurori se është nisur nga Rinasi për të ardhur në Lezhë dhe në kohën që ka ardhur pranë karburant EKO në autostradën “Lezhë-Shkodër” është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij janë gjetur sende të kundraligjshme si lendë narkotike dhe mine me telekomandë për të cilat nuk kishte dijeni se si ndodheshin në të. Ditën e sotme Gjykata vendosi të lirojë Edrit Vejsiun, duke i ndaluar gjithashtu të gjitha funksionet publike për 5 vjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.