BOTA

E vërteta për dorëheqjen e Zaev/ Kryeministri maqedonas mbledhje urgjente të qeverisë

14:59 - 18.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev nuk ka dhënë dorëheqje pas dështimit për marrjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në, pavarësisht lajmeve që qarkullojnë online.




Momentalisht, kryeministri Zaev ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë dhe ka mbledhur gjithë formacionin e tij qeveritarë, për të diskutuar se çfarë hapash do të ndërmarrin tani pas dështimit për marrjen e datës.

Paraprakisht ai ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha obligimet dhe detyrat që BE-ja e ka kushtëzuar RMV për t’i dhënë datë për hapjen e bisedimeve.

Ai madje ka thënë se kjo të ishte një demotivim për shtetet tjera ballkanike, duke përmendur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se Maqedonia sakrifikoi edhe emrin e saj, me të vetmin qëllim, që të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së./Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.