Politike

Video/ Edi Rama tallet me Albin Kurtin: Tani do kalojë nga poezia e opozitës, në atë të prozës…

18:10 - 18.10.19 Gazeta Shqiptare

Rama tha se do takohet në ditët në vijim me Kurtin dhe se bie dakord me të se është e nevojshme një shtysë e re në marrëdhëniet mes dy qeverie. Rama tha se ka disa propozime dhe madje nxori një prej tyre, një ministër shteti për bashkëpunimin në të dy vendet.



“Me Albin Kurtin do takohemi në ditët në vijim. Ka kërkuar të më takojë. E pres me shumë kënaqësi. E kam ndjekur në prononcimet e tij. Bie dakord me të që ka nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhënien mes dy qeverive dhe në raport me marrëveshjet e bëra. mendoj që duhet të shkojmë përtej marrëveshjeve të bëra dhe që me qeverinë e re të mbushim boshllëqet e krijuara me qeverinë e mëparshme. Kam disa propozime të reja që do ia bëj atë. Mendoj se është momenti për të vendosur një ministër shteti për bashkëpunimin në të dy vendet dhe një pikë bashkëpunimi institucionale. Me shumë kënaqësi do dëgjoj dhe idetë e freskëta të Albinit, tani që do marrë përgjegjësinë dhe do kalojë nga poezia e opozitës në atë të prozës”, deklaroi Rama.

Ai ka zbuluar gjithashtu se takimi i radhës për Shengenin Ballkanik do të jetë më 10 nëntor në Ohër dhe se Kosova është e ftuar por varës se kur do krijohet qeveria. Ai mohoi se ka një marrëveshje mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë dhe tha se është bërë një deklaratë e përbashkët dhe është dakordësuar një nismë për lëvizjen e lirë në rajonin tonë.

“Kjo do varet nga qeveria në Kosovë, kur do krijohet qeveria. Takimi i radhës është më 10 nëntor në Ohër. Në prononcimin tij Albini ka qenë i qartë që me rëndësi është që Kosova të jetë në të gjitha këto formate dhe tryeza dhe padyshim që është jo e mirëpritur por e ftuar. Në takimin e Novi Sadit nuk është firmosur asnjë marrëveshje, por është bërë një deklaratë e përbashkët dhe është dakordësuar një nismë për 4 liritë e lëvizjes në këtë zonë të rajonit tonë”, u shpreh Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *