Kryesore

‘Le Iene’ masakron Gent Gazhelin: I dashur ambasador na gënjeve, qeveria shqiptare s’ndërhyn për të marrë djalin nga kampi i ISIS

17:17 - 18.10.19 Gazeta Shqiptare

Gazetari i “Le Iene” ka masakruar ambasadorin shqiptar, Gent Gazheli për mungesën e korrektesës së treguar në lidhje me çështjen e Alvin Berishës, vogëlushit shqiptar që nuk del dot jashtë kampeve të Sirisë.



Në videon e publikuar ku tregohet makthi që po kalon, babai i Alvinit, Afrim Berisha gazetari shprehet i irrituar dhe i inatosur me Gazhelin. “Jam i zhgënjyer, ambasadori shqioptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të.

Është në duart e qeverisë shqiptare që Alvini që ka mbetur i plagosur nga bombardimet në Siri, të kthehet në Itali pranë të atit që e ka kërkuar dëshpërimisht prej vitesh.

“Le Iene”, ka publikuar edhe videon ku shihet telefonata e regjistruar me ambasadorin shqiptar.

“Na kishit premtuar, por Alvin nuk po kthehet dot në shtëpi,”- thotë gazetari, por në anën tjetër të telefonit bie linja dhe nuk përgjigjet më askush.

Alvini i vogël ka mbetur mes kampeve të Sirisë, larg të atit, për të cilin e ka djegur malli prej vitesh. Nëna e Alvinit ishte lidhur me grupin ISIS dhe para pesë vitesh rrëmbeu djalin e nis për në Siri, duke lënë pas bashkëshortin dhe dy vajzat me zemrën e thyer.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *