AKTUALITET

“Më mungon babi, më merr sërish”, shqiptari shpërthen në lot, media italiane tregon tmerrin: Si ia dërgoi gruaja djalin në Siri

08:55 - 18.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka trajtuar mbrëmjen  e kaluar një histori të një familje shqiptare. Media italiane  shkruan se fëmija shqiptar u dërgua nga Italia në Siria nga nëna e tij, ku ajo iu bashkua ISIS, ndërsa ai u gjet i gjallë  në një kamp në Siri dhe babai i tij arriti ta takonte falë përpjekjeve të stafit  të emisionit.




Vogëlueshi Alvin ka lindur në Itali, por është me nënshtetësi shqiptare dhe pa një përfaqësues të diplomatik nga Tirana zyrtare ai nuk mund të lë kampin për tu bashkuar me  babaiN e tij.

“Pse erdhëm këtu? Kishim një mision, të gjenim Alvin, fëmija i lindur në Itali 11 vite më parë dhe u mor nga nëna e tij një ditë të bukur iu bashkua ISIS. Që nga ajo ditë, babai i tij Berisha nuk ka mundur dot ta takojë dhe e sheh vetëm në foto në albumin që mban në duar dhe me lot në sy.Familja shqiptare me çiftin dhe 3 fëmijë jetonin në Itali një jetë normale por diçka ndodhi me gruan. Me siguri njohu dikë që e bindi dhe iku nga aeroporti i Bergamos me djalin e saj Alvin që ishte 6 vjeç. Një dite ai mori një letër që thuhej se ishte nga i biri ku i thoshte se i mungonte dhe madje i kërkonte qe ta kthente serish në shtëpi”-thekson gazetari italian.

Ky kamp ka qenë objekt i sulmeve nga ana e Turqisë, e cila ka nisur prej ditësh ofensivën ushtarake në verilindje të Sirisë. Gjithsesi,  ka pasur prekje të shumta nga SHBApër të frenuar ofensivën ushtarake turke, ndërsa mediat  dhe vetë Presidenti i SHBA, Donalt Trump tha dje se është arritur një marrëveshje armëpushimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.