KULTURË

‘Nobeli’ amerikan, Kadare fiton çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustad 2020”

12:34 - 18.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“World Literature Today”, revista prestigjioze e Universitetit të Oklahomas për letërsinë dhe kulturën ndërkombëtare, njoftoi mbrëmjen e djeshme se Ismail Kadare është laureati i 26-të fitues i Neustadt 2020, çmim i njohur ndërkombëtar për letërsinë.
Kadare ishte përzgjedhur si një prej nëntë shkrimtarëve finalistë, të cilët konkurronin për këtë çmim.
Në faqen zyrtare të “Neustadt Prize” thuhet se “Kadare është një romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar, i cili ka shkruar disa vepra të mëdha. Ai botoi romanin e tij të parë, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, në vitin 1963. Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet nga disa si një nga më të mëdhenjtë e shkrimtarëve bashkëkohorë evropianë. Ai është përmendur shpesh si pretendent për çmimin Nobel në Letërsi”. Ka qenë Kapka Kassabova, shkrimtare e poete që e ka propozuar Kadarenë. Ajo është bullgare që shkruan në anglisht.




Sipas “Neustadt Prize” Kadare është një kampion i demokracisë ndërkombëtare dhe në 1990 kaloi në azil politik në Francë. Ai ka shkruar, “Unë u njoha me letërsinë para se ta njihja lirinë, kështu që ishte letërsia që më çoi drejt lirisë, jo anasjelltas. Besimi në letërsi dhe procesi krijues sjell përsosmëri.”
Fituesve u jepen 50,000 dollarë, një kopje e një pendë shqiponje në argjend dhe një certifikatë.
“Neustadt” është çmimi i parë letrar ndërkombëtar në fushën e tij që ka origjinën në Shtetet e Bashkuara, dhe cilësohet ndryshe edhe si “Nobeli Amerikan”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.