POLITIKË

Video/ Rama i përvishet kryeministrit holandez: Shtimi i bishtave, jo korrekt! Macron brutalisht i hapur

18:19 - 18.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Kryeministri i Holandës Mark Rutte u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, por jo mjaftueshëm, por Edi Rama replikoi duke ngritur pyetjen, në raport me cfarë nuk kemi bërë mjaftueshëm? Ndërkohë që nuk e cilësoi korrekt, sikur tha ai, shtimin e bishtave për Shqipërinë, teksa në fakt problemi është brenda unionit që kërkon të reformohet para zgjerimit.’Dëgjova kryeministrin e Holandës që thotë se nuk është bërë mjaftueshëm. Mjaftueshëm në raport me cfarë? Nëse e konsiderojmë progresin në lidhje me gatishmërinë për t’u bërë pjesë e BE-së është i pamjaftueshëm, por nëse krahasojmë me cfarë na është kërkuar dhe cfarë kemi bërë është shumë.




Shtimi i bishtave nuk është korret. Mbrëmë cilindo nga vendet që ka hyrë në BE të ishte në vendin tonë nuk e merrte PO-ne, pasi tema ishte gjetkë, cfarë do të bëjmë me shtëpinë tonë. Presidenti i Fancës ishte brutalisht i hapur me atë që tha, më i hapur se cdo herë tjetër në publik. Vuri në pikëpyetje ndryshimin e procesit të negociatave sipas tij për ta bërë më efektiv për BE-në, e quajti ultraburokratik dhe kërkon një ndryshim. Po ku hyjmë ne këtu në këtë mes‘ tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.