BLUETOOTH

Rozana Radi rrëfehen për pengun e madh që i ka ngelur nga Françesk Radi

18:00 - 18.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sa më shumë kalojnë vitet pa Françesk Radit, aq më shumë peshon pengu i Rozanës në ndërgjegjen e saj. E ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soiree me Jonida Shehun për të kujtuar xhaxhain e saj, Rozana ka rrëfyer një tjetër peng që i ka ngelur për Françeskun. “Pengu im më i madh është që nuk kam një duet me Frankon, sigurisht, por edhe që nuk kam shkruar një tekst për Frankon.




Unë kam shkruar pothuajse 90% të artistëve dhe jam krenare që sot mbajnë firmën time dhe kanë hyrë në fonotekën e muzikës shqiptare”, ka thënë Rozana. “Kishe ndroje të shkruaje një tekst për Frankon”, e ka pyetur Jonida Shehu. “Kisha frikë. Mendoja se do më thoshte që nuk është për mua kjo. Franko nuk më ka bërtitur kurrë, por mjafton t’i thosha “Franko të pëlqen kjo gjëja ty’, dhe ngaqë nuk donte që të më prishte qejfin se unë një vajzë e re, adoleshte kisha qejf të këndoja më thoshte ‘mirë’, por e shihja që nuk ishte në ato ujëra që priste ai”, ka shpjeguar më tej këngëtarja e njohur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.