AKTUALITET

Tentuan të merrnin peng 31-vjeçarin, policia arreston njërin, tre në kërkim

11:50 - 18.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 31 vjecari është marrë peng në Burrel nën kërcënimin e armës. Burime zyrtare nga policia e shtetit bën me dije se një prej autorëve është vënë në pranga ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.Gjatë operacioni policia sekuestroi t 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilin kanë marrë peng 31-vjeçarin.




Njoftimi i Plotë:

Marrin me forcë në automjet një 31-vjeçar, falë reagimit të mënjehershëm të Policisë, vihet në pranga njëri nga pengmarrësit, shpallen në kërkim 3 të tjerë, si dhe ndiqet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilin kanë marrë peng 31-vjeçarin.

Më datë 17.10.2019, rreth orës 03:40, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit dhe rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetasit L. I., M. B., S.L., dhe I.K, për shkak të një konflikti të hershëm dyshohet se nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet shtetasin A. H., 31 vjeç dhe më pas e ka dërguar në banesën e shtetasit I. K., në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Falë reagimit të mënjehershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera nga ekspertët e Policisë është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:

  1. L., 32 vjeç, banues në Burrel.

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: S. L., 31 vjeç, L. I, 34 vjeç, M. B., 24 vjeç, të gjithë banues në Burrel.

Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. K.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar nga Policia arma e zjarrit tip kallashnikov model 56, me 15 fishekë dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i përdorur nga këta shtetas.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe minicioneve luftarake”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.