Politike

Euronews citon Macron: Çelja e negociatave për Maqedoninë e Veriut duke lënë jashtë Shqipërinë, do ishte e tmerrshme për Rajonin

13:40 - 19.10.19 gsh

Presidenti francez Macron, në konfercën për mediat, fill pas shtyrjes së hapjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar se shumica e vendeve anëtare të BE ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, krejt ndryshe nga rasti i Maqedonisë së Veriut që kishte më pak kundërshti.



Në videon e publikuar nga Euronews Albania, Presidenti francez thotë se për Shqipërinë kishte një shumicë kundër hapjes së negociatave.

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti happen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin” tha Macron.

French President @EmmanuelMacron said the majority of #EU countries opposed #accession talks with & a few were against. He argued that granting membership talks to one country alone would be a terrible mistake for #Balkans. pic.twitter.com/8r2nDAjoOv

 

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 18, 2019

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *