BLUETOOTH

“Kam qenë shumë e dobët!”, Kiara Tito rrëfen peripecitë për të shtuar në peshë

10:55 - 19.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për herë të parë, Kiara Tito u bë e njohur për publikun pas daljes në ekran si një nga katër prezantuesit e ‘Top Select’. Nga kjo kohë, deri më tani që prezanton prej dy sezonesh formatin ‘Doktor Plastik’, moderatorja ka ndryshuar jo pak. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, nëpërmjet një postimi. Foto e 2017 tregon Kiarën me disa kilogramë më pak, gjë për të cilën Tito nuk ka qenë aspak e gëzuar. “…49 kg.




Isha aq e dobët sa nuk mundem ta besoj. Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, ka shkruar moderatorja, edhe pse nuk e ka zbuluar mënyrën se si kishte arritur rezultatet e dëshiruara. Tashmë, Kiara është komentuar jo pak për format e saj fizike, kryesisht nga ndjekësit në rrjetet sociale. Ndërsa këta të fundit i kanë kërkuar Titos të tregojë se si e kishte arritur atë që dëshironte, moderatorja ju ka premtuar se shumë shpejt do të ndajë me ta gjithçka lidhur me këtë eksperiencë. Gjithsesi tanimë mund të themi se Kiara duket në formë më se të mirë trupore!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.