Kryesore

Kryemadhi: Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar që me Ramën, BE është ëndërr e pamundur

11:39 - 19.10.19 gsh

Një ditë pas vendimit të Këshillit Europian, i cili vendosi që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i refuzohet çelja e negociatave me BE, vjen një reagim nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.



Teksa ka fajësuar kryeministrin për këtë vendim negativ për Shqipërinë, Kryemadhi tha se e pakta që mund të bëjë Rama është dorëheqja si një shenjë reflektimi. Po ashtu ajo tha se i vetmi që bllokon integrimin e vendit është Rama, ndërsa listoi disa nga arsyet se pse BE vendosi t’i thotë ‘JO’ negociatave.

“E di që shqiptarët nuk do dëshironin ta dëgjonin asnjëherë. Por dita e sotme dhe nesër do jetë më e trishtë për ta. Shqiptarët janë peng i Ramës. BE ka treguar qartë se cilat janë plagët dhe pengesat konkrete. BE tregoi qartë se rrënimi i themelit të demokracisë në Shqipëri, që është vota e lirë. Ky është i vetmi kryeministër në Europë që e quan normalitet bashkëjetesën me kriminelët. BE refuzoi një qëndrim të tillë dhe u tregoi shqiptarëve që duhet të çlirohen nga kapja kriminale e shtetit të së drejtës. Korrupsioni, trafiku i drogës, koncesionet, dhunimi i pronës publike dhe private, janë ato që mbajnë larg Shqipërinë nga Europa. Përgjegjës për këtë pengesë është kryeministri Rama. Të gjithë shqiptarët kanë kuptuar qartë se me Ramën, BE është e pamundur dhe një ëndërr e parealizueshme me të. Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për kryeministrin”, tha Kryemadhi.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *