Sociale

“Po, jam gay dhe dua fëmijë”, kush është blogeri shqiptar që nuk e fsheh orientimin e tij

19:45 - 19.10.19 Gazeta Shqiptare

Një personazh i njohur në botën e shoëbizit shqiptar ka bërë një postim në “Youtube”, duke shkaktuar “zhurmë” në mediat rozë, teksa deklaronte hapur: “Jam gay”. Bëhet fjalë për blogerin shqiptar Dario Doka.



Ai është grimier dhe ka tërhequr gjithashtu vëmendjen për kujdesin që tregon për pamjen e tij dhe jo vetëm. Dario ka qenë së fundmi i ftuar i Dojna Memës, ku ka folur për karrierën e tij si grimier dhe për homoseksualitetin e tij.

I pyetur nëse mendon ndonjëherë që të adoptojë fëmijë, duke qenë se kjo gjë paragjykohet nga heteroseksualët, Dari është shprehuri vendosur: “Unë jam mashkull dhe më pëlqejnë meshkujt. S’mund të ndryshoj! Fakti që jam gay nuk të bën të mos kesh fëmijë. Do bëhem me fëmijë dhe pikë”.

Ndërkaq, ai ka treguar se nuk i ka munguar mbështetja nga nëna e tij, e cila i ka qëndruar pranë, por në anën tjetër, me babain e tij nuk ka asnjë kontakt prej disa vitesh.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *