BLUETOOTH

“Më tallnin çdo ditë”, Bebe Rexha rrëfen jetën para famës

18:00 - 19.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bebe Rexha, është tashmë një ndër emrat më të lakuar në media dhe numëron miliona ndjekës në rrjete sociale. Mirëpo, jeta e saj s’ka qenë aq e thjeshtë para famës dhe një episod tepër të sikletshëm na e ka treguar vetë Bebe në profilin e saj në ‘Instagram’. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka treguar se një vajzë në shkollë e quante çdo ditë të shëmtuar dhe askush nuk bënte asgjë për këtë. Madje, as mësuesit të cilëve i kishte kërkuar ndihmë. “Një ditë në shkollë, isha ulur në lokal së bashku me shoqet e mia të klasës.




Një vajzë që më ngacmonte gjithmonë, filloi të vinte nëpër tavolina dhe t’i thoshte të gjithave se ishin të bukura, derisa erdhi tek unë dhe më ulëriti “E shëmtuar” në fytyrë, ndërsa të gjithë nisën të qeshin. Tallesha çdo ditë dhe kthehesha në shtëpi duke qarë. Kisha frikë të shkoja në shkollë pasi askush nga mësuesit s’bënte asgjë kur i kërkoja ndihmë. Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se s’ka rëndësi çfarë background-i keni, kë dashuroni apo ku besoni, të gjithë meritojmë të ndihemi të sigurt.”- ka shkruar Bebe në postim. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka dhënë lajmin e bukur se së shpejti mund të bashkëpunojë me të famshmen Dolly Parton. Vetë Dolly i ka dërguar Bebes një video ku i tregon se është një fanse e madhe e saja dhe do të dëshironte një bashkëpunim, të cilin mezi po e presim ta shohim!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.