BLUETOOTH

Tayna paska rënë në dashuri! Capital T ia nxori të fshehtën sheshit

16:00 - 19.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është kthyer në një ndër personazhet më të njohur e të përfolur të momentit, e cila numëron plot 1 milionë ndjekës në ‘Instagram’ dhe shumë hite që kanë bërë namin këtë vit. Së fundmi, Tayna nxorri projektin e saj më të ri të titulluar “Sicko”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar. Në rrjete sociale, Tayna ka ndarë foto e video nga balada e saj e re, ndërsa në foton e fundit ku shfaqet super seksi me fustanin e kuq, shkruan: “Filluam të pimë për dashuri prap.”




Mirëpo, në komentet e fotos vëmendjen e ka tërhequr komenti i reperit Capital T, i cili duket se i ka zbuluar publikisht “sekretin” Tayna-s. “Je dashuruar”- shkruan Kapo duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot. Ky koment duket se nuk është pritur aspak nga Tayna, e cila ia ka kthyer: “Çfarë po thua?”- shoqëruar me emoji duke qeshur. Vazhdimisht Tayna ka deklaruar se është single, mirëpo ende nuk dihet me siguri nëse kemi të reja nga jeta e saj private dhe nëse dikush e ka bërë të ndihet e dashuruar. Ja që tani doli sekreti Tayna, dhe kur e ka thënë Capital T, do të thotë se s’ke si e përgënjeshtron!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.