Horoskopi

Horoskopi i datës 20 Tetor 2019

00:00 - 20.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të lindurit e kësaj shenje do të ndihen në humor të mirë thuaj gjatë gjithë ditës. Do të keni një ditë të mbushur plot aktivitete. Bëni plan që sot të organizoni një mbrëmje me miq. Do të argëtoheni dhe do të qeshni pafund.

Meditimi do të ishte çelësi i një dite të qetë për këtë të diel. Do të përpiqeni të largoni mendjen nga problemet me të cilat mund të jeni përballur gjatë kësaj jave. Shëtitja në natyrë do të ishte gjithashtu një zgjidhje shumë e mirë, por sigurisht nën shoqëri të mirë.

Krijimtaria juaj është në kulmet e saj, edhe pse mund të mos e keni vënë re për shkak të punës apo gjërave të përditshme që ju zënë shumë kohë. Ka gjasa të gjeni frymëzimin e duhur për të pikturuar apo shkruar dhe të lini mënjanë atë që jeni duke bërë. Shpenzoni më tepër kohë me veten, pasi do të jeni shumë të kënaqur nga rezultati.

Bëni kujdes ditën e sotme dhe mos u përqendroni në detaje të parëndësishme. Ndryshoni mënyrën e të menduarit, sepse nuk po ju lejon të ecni përpara. Nëse keni ndërmend të kritikoni dikë, nuk është dita e duhur.

Sot do të ndiheni sikur jeni mbi re. Pas gjithë lodhjes që keni pasur në punë, duket sikur mendjes tuaj do t’i duhen disa ditë pushim. Mundohuni të relaksoheni dhe të argëtoheni, edhe pse nuk do jeni në humor shumë të mirë.

Sot ka gjasa të komunikoni me dikë, me të cilin nuk keni folur prej kohësh. Do të ndjeni shumë nostalgji për kohët e mëparshme kur ishit më të qetë dhe miqtë tuaj ishin pranë jush. Sa i përket marrëdhënies në çift, do të jetë një ditë e qetë dhe do të keni kohë mjaftueshëm për të qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Mundohuni të tregoheni më të durueshëm dhe të dashur me të afërmit tuaj sot. Nëse jeni prindër, ka gjasa që fëmijët tuaj të kenë nevojë për më shumë vëmendje dhe siguri të veçantë, që vetëm ju mund t’ua ofroni. Mundohuni ta ktheni këtë në përparësi ndaj çështjeve të tjera.

Intuita juaj do t’ju ndihmojë të kuptoni mirë shpresat dhe ëndrrat e të tjerëve. Sidoqoftë, kjo mund të jetë pak e ndërlikuar në një situatë sociale. Mos u ndalni shumë te mendimet e të tjerëve. Në vend të kësaj, mendoni se si të jeni më të lumtur.

Ju e dini mirë se mund të mbështeteni te të gjithë miqtë tuaj në rast nevoje. Kjo nuk është koha që të ndiheni në siklet apo të ngurroni të kërkoni ndihmë. Mos e mendoni veten si një barrë për të tjerët.

Dita e sotme do të jetë një ditë për të mos u humbur. Nëse dikush ju ka lënduar ose zhgënjyer, bëni mirë ta falni dhe të ecni përpara, pasi nëse do të mbani mëri, nuk do të jetë aspak në favorin tuaj. Partneri/partnerja do t’ju kërkojë vëmendje maksimale.

 

Nëse po përgatiteni të merrni një vendim të rëndësishëm në jetën personale, përpiquni ta shtyni atë për një moment tjetër. Nëse doni të jeni të sigurt që të merrni atë që dëshironi, duhet të prisni edhe pak. Mendoni me qetësi dhe mos u tregoni pesimist.

Ngjarjet e kësaj dite mund të krijojnë shumë pasiguri në të ardhmen tuaj të afërt, por mos e prishni qetësinë. Mos jini tepër konservator në të menduar dhe respektoni njerëzit që bëjnë zgjedhje që janë shumë të ndryshme tuajat.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.