BOTA

Zoran Zaev deklaroi zgjedhje të parakohshme, reagon Gruevski: Po e prezanton veten si shpëtimtar

10:47 - 20.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, i cili u arratis kohë me parë në Hungari ka komentuar propozimin e kryeministrit Zoran Zaev që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas dështimit të negociatave me BE-në.




Sipas Gruevskit qëllimi i Zaevit është të demonizojë opozitën, dhe në këtë mënyrë të fitojë mbështetje nga ndërkombëtarët.

“Ai është i vetëdijshëm se pa ata, nuk ka asnjë shans që njerëzit ta mbështesin mjaftueshëm sa për të fituar ose për të humbur, dhe në fakt pa fitore të formon qeveri.

Në fakt, lart e poshtë ai do të paraqitet me të njëjtën fushatë dhe me të njëjtat teza para bashkësisë ndërkombëtare, por edhe brenda vetë zgjedhjeve.

Paraqitja e opozitës si një ‘marionetë të frikshme nacionaliste’ në lidhje me integrimet evropian dhe euro-atlantike, ndërsa veten do e prezantonte si engjëll shpëtimtar”, ka shkruar mes tjerash Gruevski.

Ditën e djeshme kryeminmistri Zoran Zaev propozoi të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme pas refuzimit nga BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.