Kryesore

VIDEO/ Pamjet me dron të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, sa do kushtojnë biletat kundër Francës

18:01 - 21.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëpërmjet pamjeve me dron, duket se përgatitjeve për ndeshjen inauguruese me Francën po i jepet dora e fundit, ndërsa një pamje mjaft të bukur ka marrë edhe tapeti i gjelbërt, që shumë shpejt do jetë gati për t’u provuar edhe nga lojtarët.




Ndërkohë, siç mësohet, është vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin që ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në Tiranë për ndeshjen e fundit eliminatore të kampionatit Europian Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Francës. Veç presidentit të UEFA-s, Federata Shqiptare e Futbollit ka ftuar të gjithë anëtarët e qeverisë evropiane të futbollit dhe jo vetëm për të qenë të pranishëm në inaugurimin e impiantit më të madh e më modern sportiv në Shqipëri.

Ndërkohë, nga dita e nesërme do të dalin në shitje edhe biletat për takimin mes Shqipërisë dhe Francës që do inaugurojë “Arenën Kombëtare”. Tribuna kryesore, nuk do të dalë fare në shitje, pasi të gjitha biletat janë rezervuar nga FSHF për të ftuarit e saj, qeverinë, bashkëpunëtorët dhe sponsorët. Pjesa tjetër e stadiumit është e gjitha në shitje për një çmim mesatar biletash prej 2.200 lekësh, apo nga më e lira që do të kushtojë 1.500 lekë deri tek më e shtrenjta që do të kushtojë 5000 lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.