Kosova

´´Kurti më keq se Haradinaj dhe Thaçi, kam frikë´´/ Vuçiç flet për qeverinë kosovare

13:36 - 22.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dha një intervistë për të përditshmen gjermane ´´Der Standard´´. Në këtë intervistë ai foli për një ´´mori´´ çështjesh që e shqetësojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë dhe dialogun Prishtinë-Beograd dhe ngecjen në proçesin integrues të rajonit në Bashkimin Evropian.




Vuçiç ka folur dhe për ardhjen në pushtet të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe mundësinë për heqjen e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit, presidenti ka thënë se duhet parë se çfarë mund të bëhet.

“Nëse Kurti dëshiron të rregulloj diçka, atëherë le të shohim se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Vuçiç për “Derstandard”.

Vuçiç gjithashtu ka thënë se ndihet i frikësuar përsa I përket ardhjes së Kurtit në pushtet. Sipas tij, deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV’së “janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit”.

“Kam frikë për ndikimin (që mund të ketë në dialog). Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”, ka thënë presidenti Vuçiç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.