EKONOMI

Keni ankesa për dëmshpërblimin pas aksidentit rrugor? Ja ku të kontaktoni. 71 probleme marrin zgjidhje në AMF

12:37 - 23.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për 9 muajt e parë të vitit 2019 ka trajtuar 71 ankesa të ardhura nga qytetarët dhe subjekte të tjera, që lidhen kryesisht me tregun e sigurimeve. Ankesat e trajtuara nga Drejtoria e Mbrojtjes Konsumatore janë bërë kryesisht për masën e dëmshpërblimit në rastet e aksidenteve rrugore.
Autoriteti u bën apel qytetarëve që të kontaktojnë për çdo problematikë në lidhje me shoqëritë e tregjeve nën mbikëqyrje, ndërsa mbetet i angazhuar maksimalisht për trajtimin efikas dhe transparent të ankesave të tyre. Ata mund t’i depozitojnë ankesat e tyre në platformën tonë online, në linkun https://crm.amf.gov.al/ ose të kontaktojnë me Autoritetin përmes adresës së posaçme të e-mailit, që gjendet në faqen zyrtare të AMF, [email protected], si dhe numrit të telefonit +355 4 22 57 560. Gjithashtu mund të na shkrujnë në faqen zyrtare të AMF në Facebook.





Në mbrojtje të qytetarëve, AMF ka realizuar disa ndryshime në Rregulloren nr. 53 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Ndryshimet e kryera saktësojnë disa elementë të rëndësishëm, nga afatet e dëmshpërblimit, deri te procedura dhe mjetet e njoftimit të konsumatorit.
Ndryshimi i parë është bërë në nenin 3 që lidhet me paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim, ku në pikën 2 janë shtuar dy nënpika sqaruese si më poshtë:

2.1 Për qëllim të këtij neni, data e marrjes së kërkesës për dëmshpërblim quhet data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues.
2.2 Në rastet kur kërkesa e paraqitur nuk është e plotë, shoqëria e sigurimit i drejtohet paraqitësit të kërkesës me shkrim brenda 8 ditëve pas pranimit të kërkesës dhe kërkon plotësimin e dokumentacionit.
Ndryshimi tjetër është bërë në nenin 6, që lidhet direkt me afatet dhe procedurën e trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, ku është specifikuar se:
Në përfundim të trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim:

  • Në rast pranimi të kërkesës, shoqëria e sigurimit duhet të njoftojë palën e dëmtuar për masën e dëmshpërblimit të vlerësuar prej saj;
  • Në rast refuzimi të kërkesës,  shoqëria e sigurimit duhet të njoftojë me shkrim palën e dëmtuar për refuzimin dhe shkaqet ligjore, që çojnë në këtë refuzim.

Shoqëria e sigurimit do të kryejë pagesën e dëmshpërblimit brenda 14 ditëve pas përfundimit të afatit të trajtimit të dëmit dhe nënshkrimit të deklaratës së pranimit të dëmshpërblimit.
Ndryshimi tjetër ka të bëjë me mënyrën e informimit të konsumatorit, ku përveç letrës rekomande është shtuar edhe posta elektronike, apo mesazhi në telefon, në rastet kur këto të dhëna paraqiten nga kërkuesi për dëmshpërblim në formularin që ai plotëson pranë shoqërisë së sigurimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.