Kryesore

Ndikimi publik/ Rudina Xhunga: Pse s’të shqetëson Luana, por të shqetëson Elvis Naçi?

20:13 - 23.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin “Provokacia” tek ABC News, Mustafa Nano e pyeti gazetaren Rudina Xhunga për popullaritetin e imamit Elvis Naçi dhe për faktin nëse duhet të shqetësohemi për këtë.
“Elvis Naçi ka një popullaritet të madh. Po, po kështu edhe Luana Vjollca, në Shqipëri. Janë dy prej emisioneve më të shikuara. Atëherë pse s’të shqetëson Luana, por të shqetëson Elvis Naçi?– ishte pyetja me të cilën, Xhunga iu përgjigj pyetjes se Nanos.




“Kë ndikon Luana, kë ndikon Elvis Naçi? Këto janë pyetjet që duhet të bëjmë për audiencën!
Po, Elvis Naçi ka shumë audiencë. Ai është shumë popullor, jashtëzakonisht popullor.
Elvis Naçi bën bamirësi. Ma do mendja, edhe pse ai nuk e ka pohuar asnjëherë, që Elvis Naçi, do të jetë partia e ardhshme, e rëndësishme në Shqipëri. Madje druaj se të majtën shqiptare, do ta konkurrojë ajo parti dhe jo e djathta e bashkuar.
Dhe kjo më bën çudi.
Si mundet një vend në dijeninë tonë laik si Shqipëria, po nxjerr një Elvis Naçi, si yll të politikës së ardhshme, ndërsa Kosova, nxori Albin Kurtin, yll të saj.
Atë që do të kishim nevojë ta kishim ne. Qe rastësi që sot ti më vure të dëgjoj monologun për Elvis Naçin, por mua nuk më erdhi dhe e thashë befas këtë opinion timin. Unë kam vite në politikë dhe në media. Dhe arrij t’i ndjej këta njerëz dhe të kuptoj si do të venë gjërat.
Elvis Naci nuk është vetëm një imam. Ai është një yll televiziv. Ai bën bamirësi, ka zëvendësuar shtetin. Në dritare.net kam shumë emaile, që më kërkojnë t’i them Elvisit që t’i vijë atyre në ndihmë. Njerëzit i kanë sytë nga Elvisi. E shohin si shpëtimtarin e tyre.
Në fillim Elvisi do të zgjidhë hallet, pastaj padrejtësitë dhe nuk keni pse çuditemi kur të kërkojë të drejtojë shtetin.”,– tha gazetarja Rudina Xhunga në emisionin Provokacia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.