LIFE STYLE

Fituan 1 milionë paund, çifti anglez tregon si i shpenzuan 

11:01 - 24.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cifti anglez që fitoi 1 milionë paund në lotarinë e tyre tre vjet më parë kanë publikuar se si i kanë shpenzuar paratë e tyre. Dy bashkëshortët Steve dhe Jill walsh, nga Anlaby, Hull, i Anglisë, fituan shumën në Laffo Millionaire Raffle në 14 Dhjetor 2016 dhe festuan fitoren e tyre duke blerë një shtëpi dhe duke krijuar një ndërtesë shumë të veçantë, diçka që Steve kishte ëndërruar gjithmonë ta kishte. Steven 59-vjeçari i fiksuar pas zhytjes dhe lundrimit e quajti këtë vend të dashur: ‘Dive Inn’, ‘Hani i zhytjes’ për shkak të pasionit të tij për zhytjen dhe dashurisë së përbashkët të çiftit për lundrim. Ai tha: “Para se të fitonim lotarinë, unë bëja shaka me gruan se doja hapësirën time – por ne as nuk kishim shtëpinë tonë, jetonim me qira. Falë fitores tonë të Lotarisë Kombëtare ne mundëm të blinim një shtëpi me katër dhoma dhe tani kam edhe ‘vrimën time’- ambient që e krijova vetë dhe e mbusha me kujtimet e mia dhe tonat të krijuara në vite’.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.