Sociale

Një premtim i pambajtur/ Nuk jepet shpërblimi për bebet, prej qershorit 293 milionë lekë të pashpërndara

18:40 - 24.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpërblimi i bebes që jepet nga Ministria e Brendshme në momentin kur prindi regjistron fëmijën në zyrat e gjendjes civile, prej vitesh vetëm zvarritet. Prindër, të cilët kanë sjellë në jetë bebe thonë se Ministria e Brendshme i bllokon fondet për shpërblimin e bebeve në mënyrë të vazhdueshme.




Deri në qershor të këtij viti qeveria kishte ende rreth 293 milionë lekë, apo 2.3 milionë euro detyrime të pashlyera në zërin e shpërblimeve të lindjes.

Shpërblimi i bebes së porsa lindur, në vlerën e 5 mijë lekëve është e përcaktuar me ligj, por Ministria e Brendshme e shkel këtë detyrim që ka ndaj qytetarëve.

Në janar të vitit 2019 ka nisur të jepet bonusi i bebes të porsalindur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila nuk ka lidhje me shpërblimin e bebes, që duhet të japë Ministria e Brendshme.

Nje vit me pare, kryeministri Edi Rama ka premtuar se shteti do të japë më shumë shpërblime për lindjet.

“Më e bukura është që do të bëjmë për fëmijët e sapolidnur në vend.  Në vitet 200 pata lancuar si kryetar i bashkisë, cekun e bebes, 50 mijë lekë të vjetra, që u prit shumë mirë, por mbeti aq për shumë e shumë vite, por u kthye në problem, dhe në malin e borxheve nga qeveria e mëparshme kishim edhe borxh 5 milionë dollarësh për bebet që nuk kishin marrë cekun, po e shlyem.   Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, cdo fëmijë i parë i janë çifti do të marrë tetëfishin e kontributin, 400 mije lekë, fëmija i dytë, 800 mije lekë dhe fëmija i tretë 1 miluonë e 200 mijë lekë. Cdo bebe që lind në maternitetet e vendit do të regjistrohet aty, nuk do të jetë për të bërë gjithë procedurën e komplikuar në gjendjen civile aty dhe do të marrë menjëherë cekun për mirëseardhjen në jetë si ndihmë direkte për familjet. Masë për të gjithë familjet qe lindin ne vend, nuk do të ketë asnjë dallim”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.