Kryeministri Edi Rama u përfshi në debat të fortë me gazetarin Mustafa Nano, pas deklaratës së tij për vendimin për të mos hapur negociatat.
Debati i plotë:
Mustafa Nano: Unë mendoj që edhe sikur ta kishim marrë Po-në e BE-së, Shqipëria do mbetej kjo si është. Vendi më i mjerë i Evropës.
Edi Rama: Po pse?
Mustafa Nano: E tregoi mbledhja e fundit e Këshillit të Evropës. Maqedonia u veçua.
Edi Rama: Maqedonia ka 14 vjet që rri tek dera. Ne e kemi vitin e dytë. Maqedonia ndërroi emër, ndërroi identitet.
Mustafa Nano: Do na lejosh të shprehim ndonjë gjë.
Edi Rama: S’ta lejo të thuash është vendi më i mjerë…këmbë mbi këmbë.
Mustafa Nano: Çfarë kjo arrogancë në vendin më të qelbur të Evropës edhe për fajin e kryeministrit. Pse s’të pëlqen kjo e imja por të pëlqejnë poturet e tua. Nëse më lini unë ua shpjegoj. Është tradicionalisht më i mjeri por këto 6 vjet është bërë më i mjerë.
Edi Rama: Pse jemi më i mjeri? Më jep një fakt!
Mustafa Nano: Nuk ka azilant malazez, nuk ka azilant maqedonas, ka azilant shqiptarë.
Edi Rama: Harron strukturën e atyre vendeve. Në Mal të Zi dhe në Serbi kanë strukturë sociale tjetër. Më thuaj në këto 6 vjet një gjë që është më keq.
Mustafa Nano: Unë kur shoh nga shtëpia gazetar që nervozohen me kryeministrin sepse dua që kryeministrin e vendit tim ta respektoj. Ç’është kjo që shkon me poture në Bruksel dhe çuditesh nga qëndrimi im.
Edi Rama: Edhe ti shikon nga pantallonat. Si mund të biesh në këtë nivel të shkosh me poture në Bruksel.
Mustafa Nano: Vetëm Duterte dhe Chaves kanë shkuar me rroba…
Edi Rama: Kanë shkuar me rroba ushtarake.
Mustafa Nano: Veshjet e tua janë stër testuar dhe e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është veshja e politikanëve. Arsyeja është që nëpërmjet pamjet, duhet t’u përcjellë atyre masave sensin e masës, seriozitetit. E ka një logjikë. Shkoni nga kompleksi i inferioriteti.
Edi Rama: Mua më merr të keqen për kompleks inferioriteti.
Mustafa Nano: Kompelsk inferioriteti si shqiptar.