Kryesore

Gafa e Gentiana Sulës/ Diplomatin shqiptar e akuzojnë gabimisht si spiun i sigurimit të shtetit, hedh në gjyq autoritetin dhe fiton 200 mijë euro

13:54 - 26.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-diplomati Llesh Kola që hodhi në gjyq Autoritetin e Dosjeve dhe fitoi dëmshpërblim 200 mijë euro




Për herë të parë ka ndodhur një ngjarje e rrallë në kërkesën e një individi, diplomat në rastin konkret, që bërja bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit me pa të drejtë, i ka kushtuar buxhetit të shtetit plot 25 milionë lekë të reja, ose 200 mijë euro, raporton newsbomb.al.

Me vendimin nr.3456, datë 16.10.2019, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka pranuar paditë e një diplomati, gruas dhe djalit të tij për dëmshpërblimin në shumën e 25 milionëve lekëve (ose rreth 200 mijë euro) nga AIDSSH për shkaktimin e ‘dëmit shëndetësor, biologjik, moral dhe ekzistencial’. Si pasojë e veprimeve të gabuara, e dhënies së përgjigjeve me akte administrative, si vendimi nr.74, datë 20.4.2019, duke ngatërruar edhe identitetin e personit, AIDSSH i shkaktoi shtetit një dëm të madh financiar. Bazuar në Kodin Ndërkombëtar Deontologjik të Arkivistëve, prej nga ku rrjedhin shumë dispozita tona ligjore, për vërtetimin e dokumenteve nuk ka nevojë për akte administrative, por vetëm për njësimin me origjinalin’, shkruan Kastriot Dervishi, raporton newsbomb.al.

Bëhet fjalë për diplomatin Llesh Kola, ish-ambasador i Shqipërisë në Romë por me një karrierë të gjatë diplomatike. Ai mori vendimin nga Autoriteti i Dosjeve se ishte bashkëpunëtor në 24 prill 2018. Madje zoti Kola e ka kundërshtuar vendimin menjëherë, por nxjerrja e emrit të tij në publik, siç u shpreh ai një vit më parë në intervistë, i shkaktoi një dëm të madh psikologjik, raporton newsbomb.al.

Kjo ishte një situatë dërrmuese për diplomatin, pas asaj të humbjes së jetës së vajzës së tij në një aksident tragjik, në moshën 29 vjeçare, në shkurt 2015.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.