SPORT

Inter/ Conte në alarm, kërkon përforcime, vendosen objektivat e parë në merkato

15:01 - 27.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inter nuk përfitoi nga blofi i Juves por më shumë se sa barazimi kundër Parmës, Antonio Conten e shqetëson fakti se nuk ka një organikë të mjaftueshme për të përballuar një kalendar kaq të ngjeshur. Në kushtet ku ndodhen, klubi ziklatër pritet të futet sërish në merkato për të gjetur të paktën një mesfushor, reparti ku Conte ka më shumë nevojë. Janari është ende shumë larg por në korridoret e klubit ziklatër kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë, më saktë janë rikthyer në tavolinë dy emra jo pak të njohur, Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal.




Rakitic

Mesfushori kroat nuk po gjen hapësira te Barcelona, kërkon të ndryshoj ambient dhe sipas të përditshmes spanjolle Sport, Inter shihet si destinacioni i ardhshëm. Barcelona nuk ka ndërmend të bllokoj largimin e Rakitic por jo pa marrë atë që kërkon, 35 milion euro. Si në çdo rast, edhe këtë herë pengesa më e madhe është kosto e kartonit.

Vidal

Në rast se dështon pista Rakitic, një tjetër emër që Conte nuk do të ishte kundër është ai i Arturo Vidal. Jo vetëm në mesfushë, Conte është i limituar edhe në sulm: Ibrahimovic është një emër që josh jo pak ndërsa alternativa mbeten edhe Muller dhe Giroud, dy pista të rëndësishme por të vështira për janarin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.