Kryesore

Ambasadorja e SHBA: Krimi problem në Shqipëri, do ul krerët politikë që të zgjidhet kriza

00:01 - 30.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Yuri Kim do të jetë ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për pesë vitet e ardhshme. Kim ka marrë ditën e sotme, 29 nëntor 2019, votbesimin në Senatin Amerikan për detyrën e re.




Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit ka dalë sot në dëgjesën e Senatit Amerikan ku ka folur për prioritetet nëse emërohet ambasadore në Tiranë. Përpara senatorëve Kim tha se do të fokusohet në tre pika, zhvillimi demokratik i vendit, forcimi ushtarak përmes rritjes së buxhetit për mbrojtjen dhe zgjidhja e krizës politike në vend.

Do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh ndër të tjera Kim.

Diplomatia amerikane tha se problem për Shqipërinë dhe rajonin është edhe influenca kineze, jo vetëm ajo ruse.

Duhet të ndihjmojmë institucionet shqiptare që të kenë më tepër rezistencë ndaj influencës ruse, por edhe asaj kineze,” tha Kim.

Kim ka pohuar deklaratën e senatorit amerikan që e ka quajtur krimin e organizuar si “unik” për Shqipërinë: “Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt, veçanërisht trafiku i nartkotikëve dhe i qenieve njerëzore,” shtoi Kim.

Yuri Kim vlerësoi mbështetjen dhe besnikërinë e madhe të popullit shqiptar ndaj SHBA-ve.

Shumë pak miq e kanë përqafuar më ngrohtë Shqipërinë, sondazhe të shumta tregojnë se mbështetja e shqiptarëve për SHBA mbetet më e larta në botë. Shumë pak miq kanë qenë më besnikë. Trupat shqiptarë kanë qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bsonje dhe krahun lindor të NATO-s. Dhe pak partnerë janë kaq të gatshëm për të bërë më shumë me SHBA-në. Ne kemi miq të fuqishëm dhe besnikë në Shqipëri, dhe është e domosdoshme që ne mbajmë pranë miq si Shqipëria, veçanërisht përballë sfidave strategjike ndaj interesave, vlerave dhe institucioneve të përbashkëta,” u shpreh Kim.

Ajo tha se do të nxisë qeverinë shqiptare për të tërheqë ish-luftëtarët shqiptarë të ISIS.

Është një sfidë e madhe për administratën, do të punoj ngushtë me qeverinë shqiptare për ta zgjidhur këtë çështje,” tha Kim në Senatin amerikan.

Që prej largimit të ish-ambasadorit Donald Lu, në qershor të 2018-ës, ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë ka qenë Lejla Moses Oness.

Kush është Yuri Kim

Yuri Kim ka lindur në Korenë e Jugut dhe është rritur në Guam, pjesë e ishullit të Mikronezisë, në Paqësorin Perëndimor.

Kim ka një karrierë të gjatë në diplomacinë amerikane dhe ka qenë pjesë e stafit të disa presidentëve amerikanë, raporton newsbomb.al.

Diplomatja Yuri Kim ka shërbyer gjatë karrierës së saj në në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Jashtme në Evropën Jugore, ndërsa ka qenë dhe Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit. Kim ka diplomuar në Universitetin e Cambridge për Shkenca Politike dhe në Universitetin e Pensilvanisë, e diplomuar për Teori Politike.

Yuri Kim është një diplomate e lartë amerikane me mbi 20 vjet eksperiencë diplomatike në Washington, Europë, Lindjen e Mesme dhe në Azi.

Yuri Kim ka qenë pjesë e delagacionit amerikan që negocioi për mbylljen e programit bërthamor të Koresë së Veriut. Kim gjithashtu ka shërbyer edhe si këshilltare politike në Ambasadën Amerikane në Irak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.