SPORT

Grabitet dhe kërcënohet me armë futbollisti i Juventusit

11:33 - 30.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat e huaja kanë raportuar vjedhjen e ndodhur në shtëpinë e ish-futbollistit të Juventusit, Claudio Marchisio, i cili është kërcënuar me armë nga grabitësit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në Vinovo, zonë e Torinos në Itali ku ndodhet vila e futbollistit. Kanë qenë katër persona ata që janë futur brenda vilës së futbollistit, të mbuluar fytyrat me maska të zeza dhe të armatosur, kanë kërcënuar futbollistin dhe familjen e tij për të treguar kasafortën. Hajdutët morën bizhuteri të vlerave të mëdha, ndërsa tashmë mediat e huaja raportojnë se autorët janë në kërkim.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.