SHËNDET

Mjekët gjinekologë shuajnë një herë e mirë të gjitha dyshimet ‘A ju ndihmon aspirina të ngeleni shtatzënë’

10:18 - 04.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një studim i vitit 2017 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA tha se fertiliteti i një gruaje mund të rritet duke marrë një dozë të përditshme të aspirinës. Aspirina redukton inflamacionin, kështu që mendohet se mënyra se si mund të ndihmojë pjellorinë është reduktimi i inflamacionit në mitër dhe në këtë mënyrë krijimi i një mjedisi të sigurt për t’u zhvilluar një embrion. Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjitha gratë në përgjithësi, dhe ju kurrë nuk duhet të filloni të merrni një dozë të përditshme të çdo lloj ilaçi pa folur më parë me mjekun tuaj.




Çfarë thonë ekspertët?

Shumë hulumtime janë bërë, por meqë nuk ka asgjë konkrete, ka një ndarje mes ekspertëve lidhur me këtë situatë. Richard Paulson, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Kalifornisë, këshillon që pacientet e tij të marrin një dozë shumë të vogël të aspirinës çdo ditë për të ndihmuar në trajtimin e tyre të fertilitetit.

“Aspirina është medikamenti i këtij mijëvjeçari dhe nuk ka asnjë dëm për gratë që duan të mbeten shtatzënë të marrin aspirinë pasi rrit qarkullimin e gjakut në pjesën e legenit dhe rrit trashësinë e endometrit”, ka thënë ai. Megjithatë mjekët në Britaninë e Madhe kanë sugjeruar që të bëhen më shumë kërkime për të provuar ndonjë lidhje të fortë midis këtij medikamenti dhe fertilitetit.

“Përshtypja ime është se shumica e mjekëve mendojnë se aspirina do të ishte e dobishme në një grup të caktuar grash por a do të ketë përfitime për të gjitha gratë?”, thotë Dr Stuart Lavery, konsulent gjinekolog në Imperial Kolegj, Londër. Dhe një tjetër gjinekolog nga Irlanda, Edgar Mocanu thotë: “Unë nuk mendoj se gratë që përpiqen të mbeten shtatzënë duhet të marrin një aspirinë çdo ditë. Nuk ka prova që e shohin të nevojshme.”

Kur aspirina mund të ndihmojë infertilitetin?

Ju duhet të zhvilloni një takim me mjekun tuaj, i cili do të bisedojë me ju nëse duhet ose jo të merrni aspirinën. Megjithatë, nëse ju ka thënë mjeku se duhet të merrni aspirinë për të ndihmuar në rritjen e pjellorisë, mos e ndalni marrjen e medikamentit. Në situata të caktuara rekomandohet, për shembull, nëse keni pasur aborte të përsëritura dhe pastaj keni kaluar në një gjendje të tillë si sindromi antifosfolipid, duhet ta merrni aspirinën. Por nëse jo mos pini aspirina. Ka mënyra të tjera për të rritur mundësitë për të mbetur shtatzënë./BURIMI ”PËR NËNAT”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.