SHËNDET

Përbërësit e maskës ideale për një lëkurë të shëndetshme

18:00 - 04.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur është fjala për bukurinë, ëndrra e secilës prej nesh është gjetja e produkteve natyrale, të thjeshta për t’u vënë në praktikë dhe ndoshta edhe ekonomike. Sot për të përmbushur këto nevoja, ne do të flasim për kombinimin e dy produkteve të shëndetshme që pothuajse të gjithë i kanë në shtëpi: mjaltë dhe sodë buke. Së bashku, këta dy përbërës janë në gjendje t’i japin lëkurës një pamje më të shëndetshme. Maska kundër rrudhave me mjaltë, sodë buke dhe limon është ideale për trajtimin e lëkurës së fytyrës. Për përgatitjen e kësaj maske, nevojiten dy lugë sodë buke, një lugë çaji mjaltë organik, lëngu i një limoni organik dhe një lugë gjelle uji. Përzieni të gjithë përbërësit derisa të përftoni një lloj kremi që do ta aplikoni në fytyrë, me përjashtim të zonës së syve. Maska në fjalë duhet të mbahet për rreth 15 minuta dhe më pas të lahet me ujë të ngrohtë. Aplikimi i saj një herë në javë do të ndihmojë lëkurën të pastrohet dhe të duket më e ndritshme, duke vonuar shfaqjen e rrudhave.




Maska antinjollë me sodë buke, uthull dhe mjaltë
Për këtë maskë, duhen një lugë çaji sodë buke, gjysmë gote ujë me një lugë gjelle uthull molle, një lugë gjelle mjaltë organik dhe lëngu i gjysmë limoni. Përzieni të gjitha përbërësit dhe masën e përftuar aplikojeni në fytyrë të pastër, duke e lënë të veprojë për rreth 15 minuta. Shpëlajeni me ujë në temperaturën e mjedisit. Përsëritja e maskës një herë në javë zbeh edhe njollat e lëkurës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.