Horoskopi

Horoskopi i datës 5 Nëntor 2019

00:00 - 05.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të lindurit e kësaj shenje do të hezitojnë vazhdimisht gjatë ditë së sotme. Do t’ju duhet të bëni një zgjedhje: ose të thoni të vërtetën me zë të lartë ose ta fshihni atë. Do të keni mbështetjen e planetëve çfarë do t’ju bëjë të formuloni idetë tuaja në mënyrën e duhur.

Do të mendoni thellësisht sot për disa çështje të caktuara dhe kjo do t’ju ndihmojë të nxirrni në pah maturinë. Nëse keni ndjenja për dikë, është dita e duhur për t’i shprehur ato. Megjithatë, zgjidhni fjalët e duhura për ta bërë këtë në mënyrë që të keni ndikim të drejtpërdrejtë.

Gjatë ditëve të kaluara mund të jeni irrituar në aspektin profesional. Ndoshta disa pengesa të jashtme do t’ju përballin me sfida. Para se të merrni një vendim, fillimisht duhet të zgjidhni disa çështje. Pasdite do të keni kohën e duhur për të kaluar pranë partnerit/partneres suaj.

Do të jetë një ditë e mbushur plot aktivitete. Do të keni energjinë e duhur për ta përballuar atë. Mos u befasoni nëse përballeni me rezistencë. Ekziston mundësia që idetë tuaja, sado kreative që mund të jenë, mund të mos përshtaten me askënd. Tregohuni bindës, në mënyrë që të merrni atë çfarë dëshironi.

Bëni kujdes të mos humbni kontrollin gjatë ditës së sotme. Ndoshta ajo çfarë ju kërkoni mund të mos realizohet për shkak të gjendjes suaj financiare. Bëni durim pasi mund të jetë thjesht momentale.

Ekziston mundësia që këtë të martë të përjetoni disa momente reflektimi. Përdoreni këtë për të menduar rreth qëllimeve tuaja për të ardhmen. Tregohuni më të hapur me partnerin/partneren dhe dëgjojini me kujdes sugjerimet e tij/saj.

Nuk përjashtohet mundësia që sot të kaloni një ditë të tensionuar. Do të jeni të vetëdijshëm për një ndjenjë shqetësimi dhe dëshirë për ndryshim, por gjithashtu do të hezitoni të bëni ndonjë lëvizje në atë drejtim. Duhet të kuptoni që ankesat e shumta nuk ju çojnë në drejtimin e duhur.

Mund të keni vënë re disa aspekte psikologjike dhe fizike me të cilat nuk ndiheni komod. Dita që keni përpara mund t’ju detyrojë të ndërmerrni një vendim për të korrigjuar atë sjellje. Rekomandohet që shqetësime të tilla t’i ndani me miqtë ose me partnerin/partneren tuaj.

Ndonjëherë njerëzit rreth jush mund t’ju qortojnë për mungesën e taktit nëpër biseda. Përpiquni të reflektoni dhe pranojini këshillat e miqve të ngushtë. Kjo do t’ju bëjë të jeni një dëgjues më mirë, çfarë do të vihet re shumë shpejt edhe nga të tjerët.

Keni një aftësi të mrekullueshme për t’i bërë gjërat më pak dramatike seç duken. Këshillat tuaja do të ndihmojnë një kolegun tuaj të dalë nga një situatë e vështirë. Sa i përket anës personale, gjithçka do të jetë e qetë.

 

Mos hezitoni të shprehni idetë tuaja dhe mos mendoni se do të dukeni qesharakë. Kjo do t’ju ndihmojnë maksimalisht të rrisni vetëbesimin. Sfida juaj është vetëm kjo: shprehni qartë mendimin tuaj dhe mos kopjoni idetë e të tjerëve.

Nëse keni ndierë dëshirën për të shkruar diçka, tani është koha e duhur për ta bërë atë. Me siguri nuk ju mungon imagjinata. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni të relaksuar edhe psikologjikisht. Sa i përket aspektit profesional, nuk përjashtohet mundësia e ngritjes në detyrë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.