SHËNDET

Mjekët japin alarmin: Hiqni dorë nga ky lloj seksi, ju rrezikon jetën

09:34 - 05.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ciftet që janë në pritje të një fëmije duhet të heqin dorë nga seksi oral pasi ekspertët e shëndetit kanë zbuluar se ai mund të ketë pasoja të rënda për gratë shtatzëna.




Pasi për shkak të sistemit të dobët imunitar, gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, sidomos gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë. Rreziqet më të mëdha fillojnë të bëhen të dukshme nëse nëna shtatzënë ose partneri i saj kanë herpes në organet gjenitale.

Nëse gruaja preket nga sëmundja ndërsa është shtatzënë, fëmija është 50% më shumë i rrezikuar të lind me këtë sëmundje, shpjegojnë ekspertët. Rreziku ulet nëse fëmija lind me operacion cezarian, shpjegon obstetër-gjinekologia Natalie Greenëold. “Nëse lindin me lindje natyrale dhe nëna është infektuar me herpes, është shumë më e rrezikshme për fëmijën e palindur akoma, i cili i duhet të vijë në këtë botë me një sëmundje seksualisht të transmetueshme”, tregon ajo për ”The Independent”.

Madje ka madje rrezik edhe për vdekje në foshnjëri nëse preket nga ndonjë infeksion tjetër në lindje. Pramdaj, për nënat që janë prekur nga ndonjë infeksion seksualisht i transmetueshëm, lindja me operacionin cezarian është metoda më e sigurtë për sjelljen në jetë të fëmijës. Infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të përhapen edhe nëse prezervativi është i dëmtuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.