Kryesore

 “Në konflikt me logjikën”/ Gjuzi i kthehet Gjiknurit: Ti vjedh vota (Video)

14:25 - 05.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka nisur me debate dhe akuza mes të pranishmëve. Protagonistë të “sherrit” ishin deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi dhe kreu i komisionit Damian Gjiknuri.




Gjithçka nisi kur deputeti Gjuzi kërkoi fjalën, por kjo iu refuzua nga Gjiknuri me pretendimin se ai nuk është anëtar. Kaq ka mjaftuar dhe Kujtim Gjuzi iu drejtua kreut të Komisionit duke e akuzuar atë për vjedhje votash. Në fund Kujtim Gjuzi u largua nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.

gjuzizizi gjiknuri gjuziii gjuzi bezzdis gjiknurionnn gjuzi besdis gjiknuririri debati gkjiknuiri gjuzii gjuzi gjiknuririr gjiknuriri komision komisonnn gjuzizizi111
<
>

Debati mes tyre:

Rudina Hajdari: Fjalën e ka tani Shoqëria Civile

Kujtim Gjuzi: Do flas unë

Damian Gjiknuri: Nuk mund të flasësh ti, e ka radhën Shoqëria Civile

Kujtim Gjuzi: Nuk mund të kontrollosh ti, do flas se s’bën

Damian Gjiknuri: Nuk je anëtar ti, ca procedure thua

Kujtim Gjuzi: Procedura këtu do vijë se s’bën, se janë 44 parti që kanë sjellë draftin dhe e mbani dy vjet aty

Damian Gjiknuri: Nuk mund të marrësh fjalën

Kujtim Gjuzi: Unë nuk e njoh këtë komision me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk e njoh, mer dosjen, ngrihet nga vendi dhe del

Damian Gjiknuri: Ik dil jashtë. Ik je në konflikt me logjikën, të lutem tani, vazhdo tani….. hajde

Kujtim Gjuzi: Më thua mua nuk je anëtar ti, Ti vjedh vota!

Damian Gjiknuri: Ik Gjuzi se je në konflikt me logjikën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.