Sociale

“Unë i përkas grupit të njerëzve që qëndrojnë pas skenës”…Linda Rama “pa dorashka” për gratë e Global Woman Albania

19:40 - 05.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Global Woman Albania në takimin e tretë në Tiranë ka pasur si mysafire të vecantë, bashkëshorten e kryeministrit të Shqipërisë Linda Rama. Sipas asaj që Sue Ivory, drejtuesja e Global Woman Albania, bashkëshortja e zv.ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë, takimet periodike të përmuajshme po zgjerojnë rrjetin e grave aktiviste në Shqipëri, raporton newsbomb.al.




Sportive, me pantallona, një bluzë e xhaketë dhe me syze dielli të vecanta, mbërriti në këtë aktivitet edhe bashkëshortja e kryeministrit, që është edhe një nga zërat e fuqishëm të organizatës Global Woman, raporton newsbomb.al.

Në fillim të fjalës së vet, zonja Rama përgëzoi punën e mirë që po bën Mirela Sula, drejtuesja e Global Woman, nëpër botë, dhe krijimin e këtij rrjeti në Shqipëri. Më pas, foli dicka për eksperiencën e saj personale të të qënduarit pas kuintave.

“Unë vetë I përkas atij grupi njerëzish që gjenden si protagonist pas skenës dhe kështu ka qenë gjithë jeta ime. Vazhdoj ta mbaj shumë të sigurt këtë pjesë të qenies sime dhe duke thënë këtë, vlerësoj cdo kontribut tuajin në çdo cep të vendit nga periferitë në qendrat e qyteteve dhe besoj fort se këta protagonist pas skenave janë me të besuarit e gjithë shoqërisë. Jo vetëm në Shqipëri, por gjithandej besoj. Falemnderit që bëni gjithcka në ditët tuaja të përditshme” tha zonja Rama në fjalën e saj përpara grave e vajzave present në mëngjesin e punës së muajit nëntor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.