KULTURË

Godole: Të ndahen heronjtë e të rënët nga emrat e persekutorëve

11:00 - 06.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më herët, për sa u takon emrave të nderuar ka reaguar edhe pedagogia Jonila Godole. “Kush luftoi për çlirimin e Shqipërisë duhet të nderohet, pa diskutim! Por, për sa kohë nuk kemi rënë dakord zyrtarisht mbi një listë emërore të përgjegjësve që kryen krimet e komunizmit, shumë prej të cilëve kanë qenë padyshim figurat udhëheqëse të luftës; dhe pa dënuar me transparencë dhe publikisht çdo krim të kryer gjatë 45 vjetëve, nuk mund të nderojmë publikisht emra të përveçëm partizanësh! Mbi të gjitha, nuk mund të nderohet në të njëjtën frymë dhe formë (sa shaka pa kripe?!) si martiret, ashtu edhe persekutoret e mundshem te tyre!”, shkroi ajo në profilin e saj. drejtuesja e IDMC-së, ka shtuar se familjarët e viktimave të diktaturës kanë të drejtë që të protestojnë kur shohin në bulevard posterat e atyre që u kanë vrarë e burgosur të afërmit.




“Këtë reagim besoj që ideuesit e këtij aksioni ‘partizan’ e kanë pritur dhe mbase e kanë provokuar qëllimisht që të ndajnë sërish popullin në dy fronte: ‘me ne’ ose ‘me ata’! Por duke mos bërë diferencime, përdhosen edhe ata partizanë të ndershëm, të cilët vërtetë fillimisht luftuan për çlirimin e vendit, por më vonë kur njohën fytyrën gjakatare të regjimit, zgjodhën të tërhiqen nga jeta publike, të kritikojnë sistemin, madje edhe të dënoheshin”, thotë ajo. sipas Godoles, më shumë se manifestim i respektit ndaj luftës në këtë 75-vjetor, ky duket si manifestim autoritar i forcës së pushtetit mbi mënyrën se si shqiptarët e shek. 21 duhet ta njohin historinë, me urdhër nga lart. “Dhe kjo frymë është e rrezikshme, nëse nuk ndalet. Shqiptarët ende nuk e kanë marrë veten nga trauma kolektive e një regjimi totalitar, që ne ta lëmë historinë të ripërsëritet kaq shpejt, pa mësuar asgjë prej gabimeve të së shkuarës…”, e përmbyll ajo shënimin e saj.
Po dje, në Tiranë ka qenë Delegacioni i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane në Shqipëri, në kuadër të mbledhjes së 9-të vjetore të Këshillit të Anëtarëve, organizuar në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.