SPORT

Kaos në skuadër/ Rebelohen lojtarët e Napolit, Ancelotti shpërfill UEFA-n

10:43 - 06.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klubi i Napolit po kalon një moment shumë kritik, pas Ancelottit i cili refuzoi të dalë në konferencë për shtyp, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, duke dalë kundër rregullave strikte të UEFA-s, janë lojtarët ata të cilët në mënyrë demonstrative kanë dalë kundër kushtit të vendosur nga presidenti De Laurentiis për të grumbulluar në Castel Volturno, qendra stërvitore e klubit.




Pas barazimit 1-1 kundër Salzburg, lojtarët janë larguar të gjithë nëpër shtëpitë e tyre duke shpërfillur vendimin e presidentit. De Laurentis kishte vendosur pas humbjes kundër Romës që ekipi do të qëndronte në grumbullim deri të dielën(10 nëntor), diçka që ishte kundërshtuar fillimisht nga Ancelotti.

Në mënyrë demonstrative janë lojtarët tashmë që dalin kundër këtij vendimi ndërsa Ancelotti dhe stafi i tij kanë shkuar në heshtje në Castel Volturno. Mediat italiane flasin për një krisje totale brenda klubit, ndërsa e ardhmja e trajnerit Ancelotti është gjithnjë e më larg Napolit, shkarkimi i tij është thjeshtë çështje kohe


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.