Sociale

Lame shpjegon skandalin me pronat në Spille: Ndanë kooperativat, pastaj nisën të ndanin çfarë kishte mbetur

23:15 - 06.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame shpjegon skandalin me ndarjen e tokave në pyllin e Spillesë, duke thënë se gati e njëjta skemë është përdorur për falsifikime edhe në Gjirin e Lalzit apo zona të tjera të lakmuara.




Lame tha se falsifikimet e para kanë nisur rreth vitit ’95, pasi u ndanë të gjitha tokat e ish-kooperativës. Disa persona nisën të hedhin sytë nga toka që i përkisnin pronarëve të tjerë por edhe nga ato shtetërore.

Në emisionin “Opinion”, Lame tha se përmes falsifikimit si në rastin e ndërrimit të statusit nga tokë shtetërore në tokë kooperative, ata arritën të ndajnë edhe këto toka te fshatarë që shërbenin si koperturë dhe më pas i rishisnin te persona të tjerë për të humbur gjurmët.

“Ky rast është identik me disa raste të tjera. Unë kam sjellë një rast paralel me gjithë skemën sipër. Kjo nuk është një çudi e Lalzit, kjo është një fenomen i përhapur në shumë e shumë zona të bregdetit shqiptar dhe jo vetëm në bregdet.

Ky është pylli i Spillesë. Këtu është bregdeti. Toka bujqësore ka qenë e kooperativës. Në ’91 u ndanë tokat. Jemi te këto me të verdhë që janë tokat e kooperativës. Absurdi është që tokat e kooperativës ndahen edhe sot. I ndanë dy tre vitet e para. Pas ’95 kur s’kishte më tokë rrinin te lokali i fshatit “ore çfarë ka ndonjë tjetër për të ndarë?’. Ndajmë edhe kondrën e Zenelit, bëheshin 3-4 veta e ndanin edhe atë. Çfarë ka mbetur tjetër? Është edhe kjo toka e pyllit, por është tokë shteti, po sikur t’ia ndërrojmë statusin? Dhe i ndërrohej statusi nga pyll i mbrojtur dhe gjenin dy tre fshatarë dhe i jepnin toknë. Pas kësaj menjëherë rishitej, dhe kjo bëhej që pas kalimit të dytë të tretë të humbnin gjurmët. Emrat që gjen këtu janë akoma emra koperturë. Prokuroria e zbuloi, u bënë gjyqet, u dënuan njerëz por ama prokuroria nuk u mor me produktin e veprës penale. Toka u mbeti atyre.  Këto janë të regjistruara në Hipotekë.

Tjetra është që po të hyjmë te reforma e Kadastrës, nuk ekzistonte një sistem dhe tani që ne po i nxjerrim të gjitha na rezulton kjo situatë. Në bregdet nuk ka patur shqiptarë që kishin lidhje me detin,” shpjegoi kreu i Kadastrës Artan Lame.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.