POLITIKË

Video/ “Alvini po kthehet në shtëpi”. Rama publikon foton e vogëlushit me Lleshajn: Përpjekja nuk mbyllet këtu

11:28 - 07.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas lajmit se Alvin Berisha ka dalë nga kampi Al-Hol ka reaguar edhe kryeministri Rama. Nëpërmjet një foto ku shfaqet vogëlushi me ministrin e Brendshëm, kreu i qeverisë shkruan se ai po udhëton drejt ambasadës italiane në Bejrut, ku dhe më pas do të udhëtojë drejt Italisë.




Statusi i Ramës

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI

  • Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë
  • Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane
  • Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm
  • Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.