SPORT

Bosi i Formula 1 në Tiranë, ja vizita që do të mbajë në dhjetor

11:54 - 07.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nje lajm i mirë vjen për të gjithe të apasionuarit pas Formula 1, ku së shpejti do të takojnë idhullin e tyre Zhan Todt. Mësohet se presidenti i Federatës së Automibilizmit në dhjetor do të vizitojë Shqipërinë. Numri një i automobilizmit botëror do të qëndrojë tri ditë në Tiranë, mes datave 12 dhe 14 dhjetor, si rrjedhojë e organizimit dhe ndarjes së çmimeve që lidhen me asamblenë vjetore të “Central Europian Sporting Zone” (CESZ).




Ceremonia në fjalë e CESZ-së, e cila përfshin 15 federata të vendeve të Europës qendrore, organizohet nga “Automobil Club Albania”, gjatë të cilës federatat në fjalë do të diskutojnë mes tyre mbi programet dhe organizimet e mundshme të sezonit të ardhshëm, përmirësimet e turneve, shkëmbim eksperiencash, por në të njëjtën kohë, Zhan Todt do të ketë  nderin që të ndajë disa çmime që lidhen me disiplina të ndryshme, si për garat rrelli, drifting etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.