Kryesore

Video/ Çfarë po paralajmëron Balliu? ”Konflikti tek Unaza e Re mund të përshkallëzohet”

12:12 - 07.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur situata në zonën e Astirit është tensionuar pasi fadromat e IKMT-së kanë nisur aksionin për shembjen e banesave, në mbështetje të banorëve ka qenë dhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Duke marrë shkas nga një incident i rëndë që ndodhi në këtë zonë, ku një punonjës i IKMT-së ka mbetur i plagosur, ku sipas këtij institucioni thuhet se është dhunuar nga një prej banorëve, Balliu tha se konflikti mund të përshkallëzohet.




“Këto banesa ishin në proces legalizimi, por projekti u ndryshua. kur ka dhune, edhe kundër-reagohet. Çfarë taksirati ka një punës i IKM që të përplaset me banorët?! Ishte përplasje e egër, e paprecedent, dhe nuk kishte pse të ndodhte. Duhet të dialogohet me banorët. Tenderi këtu është në shqyrtim, pasi për shkak të shkeljeve flagrante. Edi Rama thotë; “hajde ti prish shtëpitë, që të heq vëmendjen nga gjera te tjera”. Por jo me gjakderdhje, por duhet dialog”, pohoi Balliu në një prononim për gazetaren e ‘Neës24’ Dorjana Bezat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.